Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sulmet kibernetike, Salianji: Nuk mund të kalojë pa përgjegjës, prokuroria të hetojë

2022/09/22 at 12:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmet kibernetike, Salianji: Nuk mund të kalojë pa përgjegjës, prokuroria të hetojë

Deputeti i Partisë demokratike, Ervin Salianji gjatë seancës së sotme plenare ka folur për sulmet kibernetike të Iranit ndaj sistemeve të vendit tonë.


Gjatë fjalës së tij, Salianji tha se kjo është një ngjarje shumë e rëndë, dhe se nuk mund të kalojë pa një përgjegjës, ndërsa kërkoi që prokuroria të nisë hetimet.

Sipas tij, qeveria ua ka lehtësuar punën hakerave me nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve nga patronazhistët.

“Përveç deteve, përveç humbjes së kontrollit në territor. Shqipëria ka humbur një betejë të fortë. Ende nuk ka informacion për agresionin kibernetik. Nuk ka informacion parlamenti, nuk ka informacion kom i sigurisë. Jo se nuk kemi informacion, se e kemi nga burime prestigjioze si FBI-ja. Në Shqipëri ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë.
Tha një koleg se ne sulmohemi dhe i kemi këto kosto se jemi partnerë me SHBA-të, ne kemi rënë se jemi të dobët, se ka korrupsion qeveria. Miliona euro nuk i ka përdorur për sigurinë kibernetike, por ose për lobim, ose për t’ia dhënë tre kompanive.
Prokuroria duhet të nisë hetimet e menjëhershme për të gjetur përgjegjësit. 14 muaj ka qëndruar në sistem hakeri. Hakerimi ka nisur në maj, një muaj pas zgjedhjeve, pasi qeveria ua ka lehtësuar me nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve. Një thotë antivirusi nuk ka funksionuar siç duhet, hakerat e kanë çaktivizuar për muaj të tjerë dhe nuk i ka rënë në sy askujt.
Si ka mundësi? Këtu a ka ndonjë përgjegjës? Nuk janë përditësuar sistemet e operimit dhe aplikacionet sipas rekomandimit të kompanive, cila është arsye.
Prej muajsh, e thotë FBI-ja, janë publike. Ka ndonjë përgjegjësi qeveria? Merremi me dokumentet e hartave.
Çfarë reagimi ka bërë qeveria pas këtyre. Ka dalë Edi Rama jemi sulmuar, por e kemi zmbrapsur. Ka thënë që nuk kemi asnjë të dhënë sensitive që ka dalë apo që shqetëson shtetin. Kur s’kemi asnjë të dhënë sensitive, si reagon Prokuroria. Kryeministri dhe njëherë tjetër përgënjeshtrohet, le që është përgënjeshtruar nga dokumente të klasifikuara që kanë dalë në publik.
Kush është personi nëse është përgjegjësi personale. Ku kanë shkuar paratë, 195 mln euro. Si e zgjidh qeveria nëse dalin të dhënat e bashkëpunëtorëve të policisë së shtetit. Është një nga ngjarjet më të rënda që ka ndodhur dhe nuk mund të kalojë kështu. Keni 10 vite në pushtet, ne jemi votuar për të mbajtur përgjegjëse qeverinë dhe ata që paguhen me taksa, pa ndërhyrë, pa i dhënë urdhra PS nga kongresi. Ne e kemi inkurajuar dhe kemi shkuar duke i dhënë besim nëpërmjet kallëzimeve penale.
Jo duke kaluar çdo gjë që ndodh në këtë vend, duke i dhënë elementët e një të shkuare. Jo me retorikë politike”, tha Salianji./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Sulmet kibernetike/ Balluku: S’kemi sisteme të avancuara, nuk ishim të përgatitur

Sulmet kibernetike/ Balluku: S'kemi sisteme të avancuara, nuk ishim të përgatitur

Kuvend/Berishës i ndërpritet fjala, acarohet Gazment Bardhi, i bie tavolinës me dorë

Kuvend/Berishës i ndërpritet fjala, acarohet Gazment Bardhi, i bie tavolinës me dorë

Berisha-Ballukut: Ç’lidhje ke ti me largimin e Nanos, sqaroni misterin e Lul Morinës

Berisha-Ballukut: Ç’lidhje ke ti me largimin e Nanos, sqaroni misterin e Lul Morinës
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}