Bota

Sulm në xhami, 49 të vdekur në Zelandën e Re


               Publikuar në : 08:44 - 15/03/19 |
b.f

Dyzetë e nëntë persona kanë humbur jetën pas një sulmi në dy xhami të ndryshme në qytetin Christchurch, në Zelandën e Re.

Alarmi i parë u dha nga xhamia e Al Noor, ku ndodheshin të paktën 300 person që po kryenin faljen e ditës së premte. Vrasësit kanë qëlluar fillimisht në sallën ku ndodheshin meshkujt, e më pas kanë kaluar te dhoma ku po faleshin gratë.

Pak minuta më pas, ka ndodhur edhe sulmi i dytë në xhaminë Masjid, ku dinamika e ngjarjes mbetet ende e paqartë. Grupi që ka qëlluar përbëhej nga tre burra dhe një grua, të cilët policia arriti t’i arrestojë por dyshohet se ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Një prej atentatorëve ka bërë edhe një video prej 17 minutash dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale, një version të shkurtuar të së cilës mund ta shihni më poshtë.

Bilanci prej 40 të vdekurish dhe 27 të plagosurish u konfirmua nga kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila foli për një “atentat terrorist” duke thënë se “është një prej ditëve më të zeza në historinë e Zelandës së Re”. Pak orë pas këtij fjalimi, numri i viktimave u rrit në 49, pasi fatkeqësisht disa nuk arritën t’i mbijetonin plagëve.

Nga ana tjetër, kryeministri australian Scott Morrison ka thënë se njëri prej atentatorëve është nga Australia dhe e ka quajtur sulmin të motivuar nga ekstremi i djathtë./Opinion.al

Pas