Bota

Problemet me privatësinë, Zuckerberg largon dy drejtorët e rëndësishëm


               Publikuar në : 08:55 - 15/03/19 |
b.f

Mark Zuckerberg ka larguar nga puna dy drejtues të rëndësishëm të kompanive të tij, pas problemeve që Facebook, Instagram dhe Whatsapp patën ditën e mërkurë.

Zuckerberg njoftoi largimin e “veteranit” Chris Cox, Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në Facebook i cili u bë pjesë e kompanisë në vitin 2005 dhe drejtorin e WhatsApp, Chris Daniels, i cili e mori këtë detyrë vetëm një vit më parë.

Zyrtarisht nuk janë dhënë shpjegime për këto largime, por mediat amerikane dyshojnë se gjithçka lidhet me bllokimin e këtyre platformave ditën e mërkurë. “New York Times” aludoi se Facebook dhe Instagram po u shisnin të dhënat e përdoruesve kompanive të tjera, gjë që u hodh poshtë menjëherë nga Chris Cox.

Gjithsesi, këto ndryshime vijnë në një moment kur Mark Zuckerberg ka premtuar se do ka kthejë Facebook-un në një platformë private, duke ndryshuar rrënjësisht rregullat e publikimit dhe përdorimit të të dhënave. Ndoshta këtë herë e ka seriozisht!/Opinion.al

Pas