Bota

Sulm kamikaz në një dasmë në Kabul, 63 viktima e qindra të plagosur


               Publikuar në : 08:47 - 18/08/19 |
Al Do

Një bombë ka shpërthyer gjatë një dasme në kryeqytetin e Afghanistanit, Kabul, duke lënë 63 të vrarë dhe mbi 180 të plagosur.

Dëshmitarët thanë për BBC se një kamikaz shpërtheu eksplozivë gjatë një ceremonie dasme.

Ngjarja ndodhi në një zonë të qytetit të banuar më shumë nga banorë myslimanë të sektit Shia.

Talebanët kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë sulm dhe deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për aktin terrorist.

Militantët e sektit mysliman Sunni, përfshi Talebanët dhe grupin e Shtetit Islamik kanë shënjestruar në mënyrë të vazhdueshme minoritetet Shia Hazara në Afghanistan dhe Pakistan.

Kjo ngjarje vjen vetëm 10 ditë pasi një bombë shpërtheu në dalje të komisariatit të Kabulit duke lënë 14 të vdekur dhe 150 të plagosur. Për këtë sulm përgjegjësinë e morën Talebanët. /Opinion.al

Pas