Kronikë

Do të trafikohej drejt Italisë, kapet kamioni me drogë në Durrës


               Publikuar në : 09:33 - 18/08/19 |
Al Do

Policia ka sekuestruar 55 kg kanabis sativa në portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte fshehur në një kamion për tu transportuar në Itali.

Policia kufitare në pikën e kontrollit përdori qenin antidrogë për të konstatuar praninë e drogës në kamion. Ata sekuestruan 14 pako me kanabis të fshehura në vende të ndryshme.

Për këtë ngjarje policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit M.P, 35 vjeç, banues në Tiranë dhe ka shpallur në kërkim një 52-vjeçar me inicialet R.H nga Vlora.

Ndërkohë po vijohet puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. /Opinion.al

Pas