Bota

I vonoi porosinë, klienti qëllon me pistoletë kamerierin në Paris


               Publikuar në : 09:24 - 18/08/19 |
Al Do

Një klient qëlloi për vdekje kamerierin në një piceri në periferi në Parisit pasi u nervozua nga vonesa e porosisë së tij.

Sipas dëshmitarëve, autori kishte porositur një sanduiç dhe ishte shprehur i revoltuar pasi nuk i kishte ardhur porosia në kohë. Ai kishte nxjerrë pistoletën dhe kishte qëlluar në shpatull kamerierin. Pas kësaj ai u largua nga piceria dhe është ende në kërkim.

Klientët dhe punonjësit lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën por 28-vjeçari kishte ndërruar jetë menjëherë.

Policia vendase ka nisur hetimet ndërkohë që dëshmitarët dhe banorët e zonës janë shprehur të shokuar pasi vrasja ndodhi për një sanduiç.

“Sa e trishtueshme,” tha një grua 29-vjeçare. “Është një restorant i qetë, pa asnjë problem.  Sapo u hap pak muaj më parë. ”

Të tjerë janë shprehur se ka nivele të larta të krimit në zonë, veçanërisht trafik droge dhe dehje në publik. /Opinion.al

Pas