Aktualitet

Kryeministri lajmëron projektin për vijën bregdetare të Sarandës


               Publikuar në : 10:10 - 18/08/19 |
Al Do

Kryeministri Rama ka njoftuar se në shtator do të nisë puna për një projekt i cili do të synojë të transformojë vijën bregdetare të Sarandës.

Ashtu si Lungomarja në Vlorë, edhe ky projekt mesa duket ka në fokus rimodelimin e zonës për të tërhequr më shumë turistë.

“Sapo ka përfunduar procedura dhe nis në shtator puna, për projektin e vijës bregdetare të Sarandës. Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike” shkruan Rama në Facebook.

Kryeministri ka postuar edhe disa foto se si pritet të duket vija e re bregdetare e Sarandës kur projekti të ketë përfunduar. /Opinion.al

Pas