Kronikë

Sukth/Përplasen dy makina, tre të rinj mes personave të lënduar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:56 - 27/02/21 |
Opi Nion

Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në Sukth. Policia bën me dije se mjetet janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 4 persona, mes të cilëve tre të rinj.

“Më datë 27.02.2021, në orën 19:15, në Sukth, janë përfshirë në aksident rrugor mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin Xh.B., rreth 55 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar drejtuesi i mjetit tip “Renault”,  shtetasi F. O., dhe pasagjerët në mjet shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, bëri me dije policia, ndërsa mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al

 

Pas