Te Fundit

Mësuesja e vdekur në listë për deputete, inxhinieri Gjuzit: Maskara


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:54 - 27/02/21 |
Opi Nion

Një ditë pasi Kujtim Gjuzi ka bërë publike listën e kandidatëve të partisë së tij për zgjedhjet e 25 Prillit, në rrjetet sociale ka patur një reagim mbi faktin që në lista gjendet edhe emri i një mësueseje e cila tashmë ka ndërruar jetë. Është fjala për Perika Xhuli, emri i së cilës u paraqit në listat e Partisë Konservatore, por më pas u fshi.

 

Inxhinieri Astrit Seranaj, shprehet se ish-mësuesja ka qenë një nga mbështetëset kryesre të kauzës së teatrit dhe deklaron se ajo ka ndërruar jetë në tetor të vitit 2020.

Seranaj e cilëson Gjuzin të pafytyrë që e ka përfshirë ish-mësuesen në këto lista.

“Perika XHULI kandidate për deputete në listën e Kujtim Gjuzit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Perika XHULI ka ndërruar jetë në 27 tetor 2020.Një pensioniste e cila kishte punuar në arsim dhe që vinte pothuaj çdo natë në sheshin e Teatrit.

Ishte mbështetëse e kauzës dhe një qytetare e nderuar.

I dedikuam një shkrim ku i shprehëm familjes dhe të afërme dhe miqëve të saj ngushëllimet tona të sinqerta.Ishte një humbje e madhe edhe për ne dhe kauzën e Teatrit. Kujtim Gjuzi, o i paftyrë, o idiot, o maskara..

Yyyyt. Jashtëqitje kombëtare. Çfarë të thuash..tmerr”, shkruan Seranaj!

Ndërkohë në një reagim për abc news, Gjuzi tha se ky ishte një lapsus.

Ka qenë lapsus dhe është korrektuar. Ka qenë gabim. Kandidatët që vendosim në listë vijnë të gjithë në zyrë, por atje ku kanë qenë të rreshtuar te lista paraprake, që është një vjeçare, e ca më tepër. Kam pasur një komunikim me familjen e saj dhe e kam korrektuar. Gabimisht. Ajo ka qenë anëtare e partisë Konservatore. Astrit Seranaj është me vonesë, pasi e kam korrektuar. Është lapsus administrativ. Po ta kisha parë unë…por në momentin që e vura re e hoqa. Në vend që të shikojnë aty profesorë, doktorë të shkencave shkojnë kapen në një lapsus shkrimor, administrativ, që është e stafit. Kemi qenë me ngarkesë” , u shpreh Gjuzi./Opinion.al

 

 

 

 

 

 

Pas