Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studim i ri për sfidat që paraqesin kufizimet fizike për fluturimet në hapësirë

2024/08/12 at 8:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Studim i ri për sfidat që paraqesin kufizimet fizike për fluturimet në hapësirë

Ish-paraolimpisti John McFall është bërë “para-astronauti” i parë në histori dhe aftësitë e tij të kufizuara fizike rezultuan të mos ishin pengesë. McFall, i cili është edhe kirurg ortopedik, humbi pjesën e poshtme të këmbës së djathtë kur ishte 19 vjeç, por bëri stërvitjen për astronaut, pasi mori pjesë në një studim për të përcaktuar nëse kufizimet e tij fizike do të pengonin pjesëmarrjen e tij në mision.


Ish-paraolimpisti McFall përfundoi trajnimin si astronaut, dy vjet pasi hyri në histori si i rekrutuari i parë i Agjencisë Evropiane të Hapësirës me aftësi të kufizuara.

Që kur u rekrutua në Paris në vitin 2022, McFall, i cili është gjithashtu kirurg ortopedik, ka jetuar në Qendrën Evropiane të Astronautëve (EAC) në Këln të Gjermanisë, duke marrë pjesë në një studim fizibiliteti që kishte si synim të përcaktonte nëse dikush me aftësi të kufizuara si McFall mund të bëhej astronaut në mënyrë të sigurtë.

Pas 12 muajsh stërvitje intensive, McFall po dëshmon se aftësitë e kufizuara nuk janë pengesë për t’u trajnuar si astronautë dhe për të shkuar në hapësirë. ”

“Ka qenë një proces interesant dhe unë e shikoj atë nga një këndvështrim shumë unik, si atlet, si dikush me aftësi të kufizuara, si kirurg. Unë kam njohuri të gjera për protezat dhe biomekanikën. Kthimi i këtyre njohurive në informacion të dobishëm të cilin e kam shkëmbyer me të tjerët, për të zgjidhur problemet me të cilat përballemi, ka qenë diçka interesante”, reflekton astronauti McFall.

Studimi synonte të identifikonte sfidat për një para-astronaut, përfshirë mënyrën se si një paaftësi fizike mund të ndikojë në trajnimin e misionit dhe nëse kishte nevojë për modifikime të uniformës së astronautit dhe anijes hapësinore.

Aftësia e zotit McFall për të përfunduar trajnimin pa pengesa ose modifikime të mëdha i befasoi shumë prej studiuesve.

“Shumë vetë, madje edhe unë vetë, nuk e kishin idenë se mund të realizohej diçka e tillë për persona me aftësi të kufizuara. Prandaj ky është mesazhi i duhur, pra ka qenë diçka vërtet pozitive në këtë kuptim”, thotë ai.

Deri më sot, asnjë agjenci e madhe hapësinore perëndimore nuk ka dërguar ndonjëherë një para-astronaut në hapësirë dhe McFall shprehet se do të donte shumë që ajo ditë të vinte.

“Nuk varet nga unë por ky është objektivi im. Një ditë, mund të kthehet në realitet. Tani për tani, ajo që duam të bëjmë është ta paraqesim këtë studim në nivelet më të larta, për të treguar se kemi bërë një punë të shkëlqyer dhe për të provuar se është teknikisht e realizueshme që të dërgojmë dikë me aftësi të kufizuara si unë për të jetuar dhe punuar në hapësirë”, thotë McFall.

Hapi i mëtejshëm për zotin McFall dhe kolegët e tij të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, është përfundimi i hartimit të raportit dhe paraqitja e tij në pranverën e vitit 2025./VOA



Ju sugjerojmë

Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën
Bota

Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën

20 Qershor, 2026 10:29 am
PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
Kryesore

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

20 Qershor, 2026 9:38 am
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Para
Situata me zjarret në vend, ministri i Mbrojtjes zbret në terren: Prioritet jetët e njerëzve!

Situata me zjarret në vend, ministri i Mbrojtjes zbret në terren: Prioritet jetët e njerëzve!

SHBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i dërgojë raketa balistike Rusisë

SHBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i dërgojë raketa balistike Rusisë

Rama ndan pamje nga qyteti i Libohovës: Dikur “e harruar” nga Zoti, sot e vizitojnë turistë nga katër anët e botës

Rama ndan pamje nga qyteti i Libohovës: Dikur “e harruar” nga Zoti, sot e vizitojnë turistë nga katër anët e botës
















TE FUNDIT

Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën

Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën
20 Qershor, 2026

Tensionet mes Izraelit dhe Libanit mbeten të larta, pavarësisht armëpushimit të arritur së fundmi. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, pesë...

Lexo më shumë

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
20 Qershor, 2026

Partia Socialiste  mbledh sot, më 20 qershor, Grupin e saj Parlamentar në një takim të zgjeruar, ku në qendër të...

Lexo më shumë

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}