Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Situata me zjarret në vend, ministri i Mbrojtjes zbret në terren: Prioritet jetët e njerëzve!

2024/08/12 at 8:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Situata me zjarret në vend, ministri i Mbrojtjes zbret në terren: Prioritet jetët e njerëzve!

Forcat e emergjencave civile po vijojnë betejën me vatrat e zjarrit në disa zona në veri dhe jug të vendit. Për të parë situatën në disa nga vatrat në fshatin Mesopotam të bashkisë së Finiqit ishte vetë ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako.


Në këtë zonë veç forcave vendore janë angazhuar Forcat e Armatosura, dhe ato të bashkive Delvinës, Sarandë, Himarë dhe Dropull.

“Ka 24 orë që luftohet me këto vatra të vështira. Është një terren shumë i thatë, bimësi e dendur. Fatmirësisht nuk kemi pasur zona të banuara të ekspozuara për momentin, por dy familje në lartësitë e Mesopotamit na është dashur t’i evakuojmë me mbështetjen e policisë së qarkut. Të gjitha forcat do të vazhdojnë të qëndrojnë në terren”, theksoi ministri Vëngu.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, në këto operacione  prioritet janë mbrojtja e zonave të banuara.

“Kemi vatra zjarri të konsiderueshme, por po ecim sipas përparësisë duke nisur nga zonat e banuara dhe më pas të alokojmë forca në zonat e mbrojtura apo në zona me rëndësi kulturore më pas. Përparësi janë jetët e njerëzve, siguria e personelit tonë, i cili ka tashmë dy muaj i angazhuar në shuarjen e vatrave të zjarrit. Nuk duhet ta harrojmë këtë pjesë. Është shumë e rëndësishme, me drejtorin kemi folur disa herë kohët e fundit edhe me drejtues bashkish apo prefektët e qarqeve të prekura: Parandalim, parandalim, parandalim! Këtu jemi në fakt në zona ku kemi një bashkëpunim të shkëlqyer edhe të banorëve të zonës që janë vetë të angazhuar, mirëmbajnë zonat, mirëmbajnë parcelat e tyre. Jemi pas një periudhë thatësire të konsiderueshme. Kjo nuk na ndihmon, padyshim prandaj vigjilenca mbetet maksimale, këtu në zonat e banuara”, nënvizoi ministri.

Nga ana e tij Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako tha se kjo është një situatë e pazakontë jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e tjera të rajonit, për shkak të temperaturave të pazakonta.

“Edhe fqinji ynë, Greqia është në një situatë alarmante. Jemi në kontakt me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile në Bruksel për ndihma, të cilat varen nga gatishmëria që kanë vendet partnere të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile. Sigurisht ajo që është e rëndësishme është fakti që prioritet absolut janë jetët e njerëzve dhe qendrat e banuara e padiskutim edhe zonat e mbrojtura e zonat e tjera që janë të domosdoshme dhe janë ekonomi shumë të rëndësishme të vendit tonë”

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu takoi edhe banorë të zonës, të cilët janë angazhuar vullnetarisht për shuarjen e vatrave të zjarrit. Forcat operacionale do të vijojnë të monitorojnë situatën. Ndërsa detyra e radhës e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, siç theksoi edhe Ministri i Mbrojtjes do të jetë mbështetja e bashkive për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, në mënyrë që më pas pushteti vendor të vijojë me kompensimin për banorët e prekur.



Ju sugjerojmë

Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën
Bota

Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën

20 Qershor, 2026 10:29 am
PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
Kryesore

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

20 Qershor, 2026 9:38 am
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Para
SHBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i dërgojë raketa balistike Rusisë

SHBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i dërgojë raketa balistike Rusisë

Rama ndan pamje nga qyteti i Libohovës: Dikur “e harruar” nga Zoti, sot e vizitojnë turistë nga katër anët e botës

Rama ndan pamje nga qyteti i Libohovës: Dikur “e harruar” nga Zoti, sot e vizitojnë turistë nga katër anët e botës

Gjuetia e paligjshme e Thëllëzës në Ballkan kërcënon ekzistencën e këtij lloji të zogjve

Gjuetia e paligjshme e Thëllëzës në Ballkan kërcënon ekzistencën e këtij lloji të zogjve
















TE FUNDIT

Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën

Izraeli rifillon sulmet në Liban, 5 persona humbin jetën
20 Qershor, 2026

Tensionet mes Izraelit dhe Libanit mbeten të larta, pavarësisht armëpushimit të arritur së fundmi. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, pesë...

Lexo më shumë

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec

PS mbledh Grupin Parlamentar në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec
20 Qershor, 2026

Partia Socialiste  mbledh sot, më 20 qershor, Grupin e saj Parlamentar në një takim të zgjeruar, ku në qendër të...

Lexo më shumë

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}