Aktualitet

Strukturimi i Policisë, shkarkohet nga detyra Drejtori i Sigurisë Publike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:37 - 01/07/21 |
Opi Nion

Ngjarjet e rënda kriminale në vend dhe numri i lartë i viktimave në aksidente, ka sjellë largimin e parë në radhët e drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Sipas news 24 është larguar nga detyra Drejtori i  Departamentit për Sigurinë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka.

Largimi i tij, pritet të pasohet nga të tjerë drejtues të lartë të policisë.  Loka pritet të emërohet në detyrë tjetër.

Ky largim vjen pas paralajmërimit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryeministrit Edi Rama për shkarkime të drejtuesve dhe ristrukturim të Policisë së Shtetit./Opinion.al

Pas