Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Stërkëmbëshat” e Rusisë ndaj politikës së zgjerimit të NATO-s

2015/12/15 at 10:13 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mali i Zi në NATO, nisin negociatat

Judy DEMPSEY


“Carnegie Europe”

Politika e dyerve të hapura të NATO-s, mbi pranimin e anëtarëve të rinj është e paqëndrueshme, selektive, dhe e ndikuar nga Rusia. Mali i Zi është i gatshëm për t’u bërë anëtar i NATO-s, pasi 29 ministrat e jashtëm të organizatës e ftuan këtë vend të vogël të Ballkanit Perëndimor në 2 dhjetor, për t’iu bashkuar aleancës ushtarake.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ftesa konfirmoi politikën e dyerve të hapura të NATO-s. “Çdo popull ka të drejtën e tij sovrane, për të vendosur mbi rrugën e vet, duke përfshirë edhe se në çfarë lloj masash sigurie do të jetë pjesë”- deklaroi Stoltenberg. Ai shtoi se anëtarësimi i Malit të Zi, nuk është një gjest kundër Rusisë.

Ia tha këtë Moskës, e cila ka qenë gjithnjë e më kritike ndaj NATO-s, veçanërisht për shkak të aktiviteteve të saj të shtuara ushtarake në Poloni dhe shtetet baltike. Rusia, e cila kishte paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Podgoricën kundër bashkimit me NATO-n dhe ka investuar shumë në atë vend, reagoi mjaft ashpër kundër ftesës. “Moska gjithmonë është shpehur, se zgjerimi i vazhdueshëm i NATO-s dhe i infrastrukturës së saj ushtarake në Lindje, mund të çojë drejt një përgjigje nga Lindja, pra nga Rusia”,-tha Dimitri Peshkov, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin.

Vendimi i NATO-s për të pranuar Malin e Zi, do të dërgojë me siguri një sinjal tek vendet e tjera në rajon, se aleanca është e hapur për zgjerimin e mëtejshëm. Por duke pranuar një vend tejet të korruptuar si Mali i Zi, dërgohet gjithashtu edhe një tjetër sinjal – këtë herë negativ.

Sundimi i dobët i ligjit, qeverisja e dobët, dhe sulmet në rritje ndaj mediave në Malin e Zi, e minojnë angazhimin e NATO-s për mbështetjen e vlerave demokratike. Raporti vjetor i Komisionit Evropian mbi këtë vend, fliste në detaje mbi mënyrën se si institucionet demokratike të vendit janë vënë nën një presion të madh nga qeveria e udhëhequr nga politikani veteran, Milo Gjukanoviç. E megjithatë kjo situatë, nuk ndikoi në vendimin e NATO-s.

Tashmë që siguria e Malit të Zi do të jetë e garantuar në të ardhmen nga NATO, dhe se aleanca do të jetë në gjendje të forcojë praninë e saj në këtë pjesë të Evropës, cila do të jetë e ardhmja e Gjeorgjisë? Tibilisi po pret prej disa vitesh t’i bashkohet NATO-s. Dhe në dallim nga Mali i Zi, ku të paktën një e treta e publikut e kundërshton anëtarësimin në aleancë, në Gjeorgji ka një mbështetje të madhe për këtë anëtarësim.

Në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, udhëheqësit ranë dakord që Gjeorgjia të bëhet anëtare e aleancës. Por nën presionin e Gjermanisë dhe Francës, Tbilisit nuk iu ofrua Plani i Veprimit të Anëtarësimit në NATO (MAP), i cili në fakt çel dritën jeshile që një kandidat t’i bashkohet aleancës.

Dhe kjo pavarësisht nga fakti, se Gjeorgjia ka modernizuar forcat e veta të mbrojtjes. Ndërkohë ka aplikuar kontrolle të forta civile dhe transparente mbi ushtrinë. Ka luftuar korrupsionin, si dhe ka kontribuar në disa misione të NATO-s. NATO-ja e di të gjitha këto. Në deklaratën e tyre të përbashkët për politikën e dyerve të hapura të aleancës, ministrat e jashtëm nuk harruan veç të tjerash të qetësonin Gjeorgjinë. “Marrëdhënia e Gjeorgjisë me Aleancën, përmbajnë të gjitha mjetet praktike për t’u përgatitur për anëtarësimin përfundimtar”- lexohet në deklaratë.

Por në rast se nuk ka një ndryshim radikal brenda NATO-s, nuk ka asnjë shans që Gjeorgjisë t’i ofrohet Plani i Veprimit edhe kur udhëheqësit e NATO-s të mbajnë samitin e tyre në Varshavë në maj të vitit 2016, apo në çdo kohë tjetër në një të ardhme të parashikueshme. Arsyeja është Rusia.

“Realiteti është se disa anëtarë të mëdha të NATO-s, do të kundërshtojnë çeljen e dritës jeshile për anëtartësimin e Gjeorgjisë, pasi ata nuk do të jenë të përgatitur për ta mbrojtur vendin”- thotë Vasil Sikharulidze, president i Këshillit Atlantik në Gjeorgji, që mbështet ambiciet euro-atlantike të vendit. Të mbrosh Gjeorgjinë, do të thotë ta mbrosh atë kundër Rusisë, në rast se Moska e sulmon apo e kërcënon sërish si në vitin 2008. Dhe cili vendi i NATO-s do të jetë i përgatitur të luftojë kundër Rusisë?

Sikharulidze mendon se mungesa e një politike të qartë ndaj Gjeorgjisë nga ana e NATO-s, e ka inkurajuar Rusinë. “Në gjendjen aktuale, rajoni është potencialisht shumë i paqëndrueshëm”- shprehet ai Carnegie Europe. “Një prani e NATO-s, do të shtojë sigurinë dhe stabilitetin e kësaj pjese të Kaukazit”- vijon më tej Sikharulidze. Por Franca, Gjermania dhe vende të tjera të NATO-s besojnë të kundërtën.

Nga kjo përçarje po përfiton Rusia. Moska po ndërhyn tek mediat, partitë politike dhe ekonominë gjeorgjiane, duke e ditur fare mirë se si qëllimet e Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO, janë bllokuar vazhdimisht nga disa shtete anëtare. Dhe çdo gjë që NATO thotë, se çdo vend do të zgjedhë vet rrugën e tij mbi çështjet e sigurisë dhe aleancat, ose rreth faktit që aleanca zbaton politikën e dyerve të hapura, kjo nuk vlen për Gjeorgjinë.

Disa vende të NATO-s, të cilat janë kundër futjes së Gjeorgjisë në aleancë, argumentojnë se një veprim i tillë do të importonte destabilitet, pasi Tbilisi nuk ka kontroll të plotë mbi territorin e tij. Rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, janë de fakto nën kontrollin rus. Ky argument kundër anëtarësimit në NATO, rrezikon tashmë të përdoret edhe për Ukrainën, e cila ka humbur kontrollin e saj mbi pjesë të territorit në lindje, pasi Rusia aneksoi Krimenë në mars të vitit 2014, dhe pushtoi disa rajone lindore.

Këto pikëpamje, të kombinuara me frikën e shprehur nga Gjermania, Franca dhe Italia mbi armiqësimin e mëtejshëm me Rusinë, konfirmojnë se politika e dyerve të hapura, vlen vetëm për pak vende. Ato gjithashtu konfirmojnë, se Rusia ushtron një veto të tërthortë por të fuqishme, mbi ata që mund të bashkohen me NATO-n.

Per me shume analiza e komente nga bota vizitoni: www.bota.al



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Edhe dembelët mund të bien në peshë, 5 këshilla të vlefshme

Edhe dembelët mund të bien në peshë, 5 këshilla të vlefshme

Mos e hapni celularin me zilen e parë, shkakton kancer

Mos e hapni celularin me zilen e parë, shkakton kancer

Adele tregon sekretet e saj të dobësimit

Adele tregon sekretet e saj të dobësimit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}