Aktualitet

Spiropali publikon foto me Zelenskyy: Shqiptarët janë me ty e popullin e Ukrainës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:51 - 26/02/22 |
Opi Nion

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka publikuar në “Twitter” foto me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy.

Spiropali tregon se është takuar me Zelenskyy-n në gusht të vitit të kaluar në Samitin e Krimesë. Ndër të tjera ajo shkruan se sot ai është një udhëheqës i paqes dhe luftës, ndërsa thekson faktin se shqiptarët janë me të dhe popullin ukrainas.

“Në gusht 2021 pata nderin të takoj Presidentin Zelenskyy në Samitin e Krimesë. Udhëheqës i vërtetë në paqe, udhëheqës i vërtetë në luftë. Sot ne shqiptarët qëndrojmë pranë Presidentit të Ukrainës dhe të gjithë popullit të Ukrainës teksa luftojnë me guxim për çlirimin dhe të ardhmen e tyre”, shkruan Spiropali./Opinion.al

Pas