Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali i përgjigjet përfaqësuesit të PPE: Po ushqeni përçarjen politike

2020/07/31 at 2:03 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Spiropali-Bashës: PS nuk mbron dhe nuk mban përgjegjësi për shkelësit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është shprehur se përfaqësuesi i PPE, Michael Gahler po ushqen përçarjen politike në Shqipëri.

Reagimi i Spiropalit vjen pasi Gahler u shpreh i keqardhur që Partia Socialiste theu konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Por sipas ministres, gjuha e tij është fyese dhe i kujton përfaqësuesit të PPE se Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel.

“Dikush duhet t’ia shpjegojë zëdhënësit të partive simotra të PD në Parlamentin Europian, se Parlamenti i Shqipërisë nuk është as i njëanshëm, as në varësi të ndonjë familjeje partiake në Bruksel. Parlamenti ynë ka shumicë dhe opozitë, ndërsa opozita me gjuhën e së cilës flet zotëria i nderuar, ka “djegur mandatet” si asnjë parti tjetër në historinë e PPE! Ajo nuk ka as monopolin e opozitës shqiptare, as ndonjë të drejtë hyjnore mbi Parlamentin e mbi qeverinë e Shqipërisë.

Me këtë rast e ftoj modestisht zotin Gahler të mos e fyejë në emër të Lulzim Bashës dhe si Lulzim Basha e partia e tij extra-parlamentare, as Parlamentin legjitim, as qeverinë e as opozitën parlamentare të Shqipërisë, e mbi të gjitha të mos e fyejë popullin shqiptar. I cili në shumicë dërrmuese kërkon hapjen e listave zgjedhore për të shprehur me votë preferencën jo vetëm për partinë, po edhe për kandidatët për deputetë.

Jam e bindur që zëdhënësi i PPE nuk ka aspak qëllimin të jetë fyes, por fatkeqësisht gjuha e tij është fyese. Nga ana tjetër, jam gjithashtu e bindur se zoti Gahler nuk e di që me ndryshimet kushtetuese, ne e kemi futur Shqipërinë në kornizën e botës së OSBE/ODHIR, ku asnjë vend nuk e ka formulën “Frankestein” të koalicioneve parazgjedhore që kishte Shqipëria deri dje. Ashtu siç jam e bindur se nëse ai do të gjykojë procesin dhe produktin e këtyre ndryshimeve, nuk do të jetë dot kaq i përputhur me Lulzim Bashën dhe pretendimet absurde të Partisë Demokratike.

Së fundi, dëshiroj t’i them zëdhënësit të PPE, se Shqipëria është shumë e vogël për përçarjen e madhe politike, për të cilën sigurisht ai nuk ka asnjë faj, po të cilën ai s’ka pse e ushqen me deklarata si e sotmja. Me siguri nëse ai do të kishte pyetur edhe përfaqësuesit e vendeve mike të Shqipërisë këtu në vendin tonë, të cilët e kanë ndjekur nga afër procesin, nuk do të kishte folur si Lulzim Basha duke nxitur përçarje, po do të kishte folur si ata, duke nxitur dialog e bashkëpunim për reflektimin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi për dialog gjithëpërfshirës, kështu që Lulzim Basha dhe Partia Demokratike, në vend se të kacavirren pas pasqyrave dhe shajnë e mallkojnë me një gjuhë që s’ka asnjë lidhje me vlerat e me etikën e PPE, duke abuzuar me deklaratën e zotit Gahler, janë të mirëpritur të na bashkohen në çdo kohë.”, shkruan Spiropali duke postuar një foto të Michael Gahler me Fatmir Mediun dhe ish-kryeministrin Berisha./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Para
Opinion/ Tirana 100 vjet!

Opinion/ Tirana 100 vjet!

Dëshmi të reja nga çështja Epstein: Bill Clinton ishte në ishullin privat

Dëshmi të reja nga çështja Epstein: Bill Clinton ishte në ishullin privat

Studenti më i vjetër italian, diplomohet 96 vjeç me rezultate maksimale

Studenti më i vjetër italian, diplomohet 96 vjeç me rezultate maksimale

TE FUNDIT

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
14 Korrik, 2025

Në frutat e ngrira të malit, me prejardhje nga Serbia dhe të destinuara për tregun gjerman, është zbuluar prania e...

Lexo më shumë

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com