Bota

Dëshmi të reja nga çështja Epstein: Bill Clinton ishte në ishullin privat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:27 - 31/07/20 |
Al Do

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton ka qëndruar në vilën e miliarderit pedofil Jeffrey Epstein, në ishullin privat në Karaibe, sepse “i kishte një borxh”. Kështu thuhet në një dëshmi të dhënë para 9 vitesh, por të publikuar vetëm të enjten në gjykatë, nga Virginia Roberts Guiffre, një prej viktimave të Epstein.

Guiffre ka pyetur Epstein se çfarë donte Clinton në ishullin e tij, pasi e kishte parë në festë, ndërsa Esptein i ishte përgjigjur “më ka një borxh”.

Dëshmia e saj është dhënë në 2011 dhe në të përfshiheshin edhe dëshmitë kundër Princit Andrew se ka abuzuar seksualisht me të, dhe Ghislaine Maxwell. Kjo e fundit është momentalisht në një burg dhe pret të gjykohet për akuza e trafikimit seksual. 58-vjeçarja i mohon akuzat dhe nuk pranon të ketë ndihmuar Epstein të sigurojë vajza, edhe të mitura, për festat e tij me personazhe të famshëm. Ajo u arrestua në 2 korrik por gjyqi do të zhvillohet vitin e ardhshëm.

Këto dëshmi u bënë publike të enjten pasi ishin të bllokuara më parë nga gjykata. Virginia Roberts Guiffre pretendon aty se ka parë në avionin privat të Epstein, edhe ish-zëvendëspresidentin Al Gore dhe modelet Naomi Campbell dhe Heidi Klum. Sipas saj, festat erotike dhe orgjitë që Epstein organizonte, bëheshin edhe në avionin e tij privat, jo vetëm në ishullin në Karaibe.

Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij gushtin e kaluar në Manhatan, ndërsa po priste gjykimin për akuza të ngjashme dhe për abuzimin e vajzave të ndryshme. Ai kurrë nuk i pranoi akuzat. /Opinion.al

Pas