Bota

Studenti më i vjetër italian, diplomohet 96 vjeç me rezultate maksimale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:56 - 31/07/20 |
Al Do

Giuseppe Paterno, vuri në kokë kurorën tradicionale të dafinës të akorduar për studentët italianë, kur ata mbarojnë studimet, pasi ai mori pjesë në ditën e diplomimit pas përfundimit të studimeve universitare për histori dhe filozofi në Universitetin e Palermo.

Rektori i Universitetit të Palermos e shpalli doktor të historisë dhe filozofisë me notën “110 e lode” e cila në itali është maksimalja.

Por Giuseppe Paternò nuk është një student si shumë të tjerë. Ai është 96 vjeç dhe diplomimi, për të, ka qenë gjithmonë një arritje e dëshiruar. Lindur dhe rritur në një familje shumë të varfër në Palermo, ai na tha se bëri gjithçka që mundi për të lexuar.

“Kur nëna ime më jepte para për mëngjes, unë ndonjëherë shkoja për të blerë libra,” tha ai.

Giuseppe, sot ka 2 fëmijë dhe 4 nipër e mbesa. Ai filloi të punojë në moshën 7 vjeç, duke ndihmuar në fabrikën e birrës së babait të tij. Pastaj, në moshën 14 vjeç ai u bë fatorino. Pjesën më të madhe të jetës punoi në hekurudha.

Tashmë ai është studenti më i vjetër në Itali që diplomohet. /Opinion.al

Pas