Rajoni

Në Kosovë, koronavirusi shkakton 15 viktima gjatë 24 orëve të fundit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:14 - 31/07/20 |
Al Do

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë regjistruar edhe 226 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

I lartë ka qenë edhe numri i viktimave pasi sipas IKSHPK, brenda 24 orëve janë regjistruar 15 viktima nga Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 8.330 nga 36.509 persona të testuar.

Gjithsej 227 persona kanë humbur jetën nga pandemia në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525. /Opinion.al

Pas