“Kopjimi i të dhënave të tatimeve nga persona të paautorizuar, sipas ligjit është kategorikisht e ndaluar. Lidhur me mënyrën se si mund të keqpërdoren këto të dhëna, gazetari Spartak Koka në emisionin “Opinion”, ka pohuar se ato mund të përdoren për të identifikuar bizneset e mëdha dhe më pas për t’i shantazhuar ata apo për gjobvënie ndaj tyre.