Garda Civile spanjolle ka nisur mëngjesin e sotëm një operacion kundër një organizate kriminale shqiptare që merrej me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në Evropë.
Si rezultat mediat spanjolle bëjnë me dije se janë arrestuar 10 persona, ndërsa operacioni është ende në vijim.
Hetimi po kryhet nga komanda e Tarragona dhe janë të përfshirë rreth 300 agjentë.
Operacioni është fokusuar në Reus, Taradell, apo Cambrils dhe në një magazinë në Torre Serona në Segria.
Objektivi i Garda Civile spanjolle është shkatërrimi i organizatës kriminale shqiptare./Opinion.al