Aktualitet

“Operacionet u dekonspiruan”,Çuçi: Do ketë hetim të thelluar, do përfshihet dhe Nano



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:58 - 07/09/22 |
Opi Nion

Në daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është pyetur nga gazetarët në lidhje me intervistën e ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano në mediat franceze, i cili tha se 14 kriminelë i kanë shpëtuar policisë për shkak të dekonspirimit të operacioneve.

Çuçi u shpreh se kur nuk ka informacion drejtori i policisë për këtë çështje, është e vështirë që të ketë ministri.

Më tej ministri tha se do të thellohen hetimet dhe do të përfshihet në to edhe ish-drejtori Gledis

Pyetje: Pak ditë më ditë më parë ish-drejtuesi i policisë së shtetit, Gledis Nano në një intervistë për mediat franceze ka deklaruar që 14 kriminelë i kanë shpëtuar policisë së shtetit, për shkak se kanë marrë informacione nga vetë  kjo strukturë, nga individë të kësaj strukturë. Ju jeni në dijeni të këtij informacioni dhe a keni marrë masa dhe a është shqetësuese për ju, inkrimini i disa individëve në policinë e shtetit?

Bledi Çuçi: Padiskutim që është shqetësuese por edhe pjesë e punës së përditshme që ka policia e shtetit dhe sidomos Agjencia e Mbikëqyrjes së Shtetit për të pastruar radhët e Policisë së Shtetit nga këta elementë të inkriminuar që dekonspirojnë operacione të policisë. Në lidhje me deklaratën e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë sigurisht kur s’e di Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kur ishte në detyrë, vështirë se do ta di ministri këtë gjë, kështu që ajo është në hapësirën e informacionit që ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ne padiskutim që do ta hetojmë dhe thellojmë hetimin dhe padiskutim që do përfshihet ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i cili ka bërë deklaratë të tillë për të shkuar drejt zbardhjes së të vërtetës dhe për të goditur këdo që dekonsipron nga brenda operacionet e policisë.

Pas