Aktualitet

SPAK thërret si të pandehur ish-kryebashkiakun e Hasit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:01 - 16/06/20 |
Opi Nion

SPAK ka thirr si të pandehur ish- kryebashkiakun e Hasit nga koalicioni PS- LSI, Adem Lala. Ish-kryebashkiaku është zyrtari i parë lokal që thirret nga SPAK. Lala akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me privatizimin e një ndërtese në Has, por më pas u anulua.

Ai do të paraqitet në SPAK më 18 qershor, ku prokurorja Enkelejda Millonai do ti komunikoje akuzën. Lala është shprehur se nuk është i shqetësuar pasi s’ka kryer asnjë shkelje. Po ashtu ai shpreh shqetësimin se ndërkohë që peshqit e mëdhenj lundrojnë lirshëm SPAK merret me këto çështje.

Për këtë çështje fillimisht procedimi u regjistrua në Prokurorinë e Kukësit dhe më pas në SPAK teksa Lala thotë se do të jetë i hapur për hetime./ Opinion.al

Pas