Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot votohet për Trump në Senat, demokratëve iu vështirësohen pozitat

2020/01/31 at 5:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sot votohet për Trump në Senat, demokratëve iu vështirësohen pozitat

Një Senator republikan thotë se nuk ka nevojë të thërriten dëshmitarë në gjyqin ndaj Presidentit Donald Trump, pasi demokratët kanë paraqitur tashmë akuzat e tyre dhe se shkeljet, megjithëse “të papërshtatshme”, nuk përbëjnë baza për shkarkim.


Senatori republikan Lamar Alexander u shpreh dje në një deklaratë se “nuk ka më nevojë për evidencë të mëtejshme për të provuar diçka që është e provuar se nuk arrin standartin e lartë të përcaktuar në kushtetutën amerikane për shkeljet që përbëjnë baza për shkarkim…. Kushtetuta nuk i jep Senatit fuqinë të heqë presidentin nga detyra dhe ta ndalojë të kandidojë në zgjedhjet e këtij viti, vetëm për shkak të disa veprimeve të papërshtatshme“.

Për të lejuar thirrjen e dëshmitarëve në gjyqin e Presidentit Trump, katër senatorë republikanë duhej t’iu bashkohen 47 senatorëve demokratë.

Por, nëse votimi është i barabartë, 50 me 50, atëherë Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts, i cili drejton procesin gjyqësor, do të hedhë votën vendimtare. Megjithatë, duke qenë se kjo nuk ka ndodhur më parë, ekzistojnë aspekte të panjohura.

Një mundësi është që gjyqi të përmbyllet që të premten, me deklarimin jofajtor të Presidentit Trump për akuzat e abuzimit me pushtetin dhe pengim të Kongresit.

Nëse do të thirreshin dëshmitarë, si p.sh. ish-Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare John Bolton, mund të zgjatej gjyqi edhe për një javë, ose më shumë.

NJË VOTIM PËRFUNDIMTAR NË SENAT?

Presidenti Trump u shpreh me tone kritike për gjyqin, gjatë një tubimi në Miçigan.

“Situatë shumë partiake, një turp, sinqerisht një turp për vendin tonë,” tha ai.

Senatorët i dhanë fund të enjten mbrëma seancës me pyetje-përgjigje që zgjati 16 orë. Pyetjet u drejtoheshin ligjvënësve-prokurorë të ekipit akuzues dhe ekipit mbrojtës, i cili paraqiti një argument që justifikonte veprimet e presidentit.

Sipas avokatëve mbrojtës, Presidenti u nis nga një përzierje e interesit personal dhe atij presidencial kur përdori ndihmën ndaj Ukrainës për hetime kundër rivalëve të brendshëm politikë – gjë që është quajtur e rrezikshme nga demokratët.

“Mbrojtësit e presidentit argumentuan se një President i Shteteve të Bashkuara mund të bëjë në thelb gjithçka që dëshiron për të siguruar rizgjedhjen, pavarësisht sa e korruptuar mund të jetë metoda që përdor, nëse beson se rizgjedhja e tij është në interesin kombëtar … Ky është më argumenti më absurd dhe më i rrezikshëm që mund të ngrihet”, tha ligjvënësi Adam Schiff.

Por faza e pyetje-përgjigjeve duket se ndryshoi pak mendime përpara votimit kryesor të së premtes për lejimin ose jo të dëshmitarëve në gjyq.

“Nuk është se po dalin shumë informacione të reja. Personalisht mendoj se pothuajse çdo senator nga secila anë e ka nxjerrë tashmë përfundimin e tij. Nëse mendoni se keni nevojë për më shumë pas gjithë kësaj, kjo do të ishte e vështirë të kuptohet,” thotë Mike Braun, senator republikan.

Garat e para për emërimet brenda partive për zgjedhjet presidenciale të 2020-s fillojnë javën e ardhshme dhe republikanët argumentojnë se thirrja e dëshmitarëve do ta zvarriste gjyqin duke shkaktuar një shpërqendrim.

“Ne nuk po bllokojmë dëshmitarët e askujt. Ne thjesht nuk duam të legjitimojmë veprimet e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila kërkon ta na bëjë me faj që nuk thërrasim dëshmitarë,” thotë senatori republikan Linday Graham.

Por demokratët thonë se ky është një justifikim.

“Kolegëve të mi republikanë u thuhet nga udhëheqja e tyre, se nëse lejojnë ndonjë dëshmitar, kjo do të na mbërthente në Senat për muaj të tërë. Kjo nuk është e vërtetë. Është thjesht një përpjekje e tyre që të shuajnë interesin për një gjyq të vërtetë,” tha demokrati Chris Coons.

Ndërkohë, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi paralajmëroi se pa dëshmitarë, gjyqi nuk mund të ketë legjitimitet.

“Shumica e amerikanëve duan të shohin dëshmitarë. Nëse presidenti lirohet nga akuzat pa asnjë dëshmitar, demokratët do të përpiqen ta shfrytëzojnë këtë duke thënë: shihni, ai mbetet i pashfajësuar, kjo është një farsë, sepse nuk mund të ketë gjyq pa dëshmitarë dhe dokumente”, thotë profesori Allan Lichtman i UNiversitetit Amerikan në Uashington.

Senati me shumicë republikane mund të veprojë shpejt të premten pas votimit për çështjen e dëshmitarëve dhe mund të shkojë në një votim përfundimtar për ta liruar menjëherë Presidentin Trump nga akuzat. /VOA



Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Paketa ‘anti-KÇK’/Lleshaj në krye, çfarë do të krijojë dhe kë do të godasë

Paketa 'anti-KÇK'/Lleshaj në krye, çfarë do të krijojë dhe kë do të godasë

Lirimi i Indrit Dokles, cilët gjyqtarë do shqyrtojnë dosjen

Lirimi i Indrit Dokles, cilët gjyqtarë do shqyrtojnë dosjen

Moska regjistron janarin më të ngrohtë në histori

Moska regjistron janarin më të ngrohtë në histori
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}