1nstant

Sot një modele mjaft e njohur, kush është vajza në foton e fëmijërisë?

               Publikuar në : 16:43 - 10/02/19 |
el ena

Të shohim fotot e fëmijërisë së personave publikë na fal një emocion të veçantë. Padyshim një pjesë mjaft e mirë e tyre janë shumë të kuruar sot dhe publikojnë fotografi të bukura ku duken në formë. Megjithatë, fotot e fëmijërisë na sjellin më afër tyre.

Sot ata mund të jenë njerëz të suksesshëm në fushat e tyre dhe me influencë. Por në fotot vjetra, vëmë re që fëmijëria e tyre nuk ka shumë ndryshim me atë të njerëzve të tjerë. Kjo na bën t’i simpatizojmë akoma më shumë e të frymëzohemi prej tyre.

Vajza në të majtë, në foton më lart është sot modele e njohur shqiptare, nënë e dy vajzave dhe një personazh mjaft i dashur e frymëzues. Rrëfimet e saj për jetën personale i sjell gjithmonë me humor. Mesazhet që jep në media janë dhembshuri dhe empati për këdo që vuan. Megjithëse sot është bashkëshortja e një miliarderi, ajo duket se qëndron me këmbë në tokë.

Bëhet fjalë për Emina Çunmulaj. Ajo ka ndarë më ndjekësit në Instagram një foto nga fëmijëria me motrën dhe mamanë e saj. Emina e pyet të bijën Ella se cilës i ngjan më shumë, dhe ajo tregon me gisht nga tezja. Në fakt, nuk e ka gabim Ella, sepse nga fotoja ajo i ngjan më shumë tezes së saj sesa Eminës./E.L

Pas