Aktualitet

Protesta në Elbasan/Banorët: Ndjehemi të braktisur, po varfërohemi


               Publikuar në : 16:57 - 10/02/19 |
b.f

Në qytetin e Elbasanit banorët kanë dalë të protestojnë, duke bllokuar kështu rrugën në Papër. Protestës i janë bashkuar edhe banorët e zonave rurale dhe bashkitë e tjera të qarkut.

Banorët mbanin pankarta në dorë ku kërkonin punë dhe uljen e çmimit të energjisë, raporton Balkanweb. Ata shprehen se janë në gjendje të vështirë ekonomike dhe se qeveria nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet e bëra.

Në protestë ndodhet edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, i shoqëruar nga deputetët Luçiano Boçi dhe Endri Hasa.

 

elbasan-protesta-2 elbasan-protesta-1 elbasan-protesta
<
>

“Taksat na i merr çdo ditë, por asnjë investim nuk na kthehet në mirëqenie për ne. Vjedhin djersën tonë. Gjendja ekonomike e familjeve është përkeqësuar. Ndjehemi te braktisur nga qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Çdo ditë e më shumë po varfërohemi. Të rinjtë po largohen nga Shqipëria se nuk kanë punë dhe po mbesin rrugëve. Qytetet po braktisen. Të gjithë kundër Kryeministrit te varfërisë,” shprehen portestuesit./E.L

Pas