Sport

Sot finalja e Kupës së Kombeve, përballja titanike CR7-VVV


               Publikuar në : 20:39 - 09/06/19 |
Al Do

Sot pritet të luhet finalja e parë e Kupës së Kombeve. Portugalia dhe Holanda ja dolën të mbërrijnë në këtë finale pasi kryesuan grupet respektive dhe kaluan Zvicrën dhe Anglinë në gjysëm finale. Përballja e sotme pritet të dhurojë spektakël pasi në fushë do të jenë disa nga lojtarët më të ndjekur të momentit ku padyshim në qendër të vëmendjes do të jetë dueli Cristiano Ronaldo – Virgil Van Dijk. Ylli i portugalisë do të jetë përballë murit holandez të pa dribluar asnjëherë këtë sezon.

Në vigjilje të ndeshjes e cila do të zhvillohet në orën 20:45, në stadiumin “do Dragao” skuadrat kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Portugalia do të luajë me portier Patricio, në mbrojtje me Guerreiro, Fonte, Dias dhe Semedo. Treshja e mesfushës do të jetë Fernandez, Carvalho, Pereira ndërsa në sulm Silva, Guedes dhe Ronaldo.

Holanda do të kundërpërgjigjet me në portë Cillesen. Blind, De Ligt, van Dijk dhe Dufries në mbrojtje. Wijnaldum, De Jong dhe de Roon në mesfushë. Treshja e sulmit do të ketë Babel, Depay dhe Bergëijn. /Opinion.al

Pas