Bota

Raketat ruse përçajnë SHBA me Turqinë


               Publikuar në : 22:17 - 09/06/19 |
Al Do

Marrëdhëniet mes SHBA dhe Turqisë sa vijnë e rëndohen. Çështja e raketave ruse S-400 mesa duket i ka përçarë qeveritë e dy vendeve. SHBA i kanë vënë së fundmi një afat deri në fund të korrikut Turqisë për të hequr dorë nga blerja e sistemit raketor kundërajror rus S-400. Në të kundërt Pentagoni do të marrë masa duke bllokuar avionët luftarakë F35 që Turqia ka porositur. Gjithashtu të gjithë pilotët turq që po stërviten me këto avionë në kuadrin e NATO-s do të largohen nga SHBA dhe Turqisë do ti mbyllet aksesi në pjesëmarrjen e konstruksionit të avionëve F365

Në emër të Pentagonit foli Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrick Shanahan. Ai tha se e ka njoftuar homologun turk se ata nuk do të marrin asnjë F35 nëse nuk tërhiqen nga marrëveshja me Rusinë. Qeveria turke ka porositur qindra avionë të tipit F35 që prodhohen nga koncerni amerikan, Lockheed Martin.

Frika e SHBA dhe NATO është se Rusia mund të marrë informacione konfidenciale për avionët e aleancës së atlantikut të veriut përmes sistemit S-400.

Nga ana tjetër Presidenti Erdogan duke se është i palëkundur në vendimin e tij pasi thotë se Rusia i ka bërë një ofertë më të mirë Turqisë se sa SHBA.

Raketat e para kundërajrore ruse pritet të dërgohen në dy muajt e ardhshëm, bëri të ditur, kreu i koncernit shtetëror rus të armatimit, Rostec, Sergej Tshemesov. Me Turqinë gjithçka po ecën “në rrugën e duhur.” /Opinion.al

Pas