Bota

Papa Françesku: Mediat sociale po na bëjnë më pak social


               Publikuar në : 22:44 - 09/06/19 |
Al Do

Papa Françesku ka dënuar atë që ai e quan sot “kulturën e fyerjeve” në botë.

Në predikimin e tij gjatë Ditës së Mrekës së Ditës së Pesëdhjetë në Sheshin e Shën Pjetrit, Françesku gjithashtu deklaroi se “sa më shumë që përdorim mediat sociale, aq më pak sociale po bëhemi.”

Ai paralajmëroi për tundimin që na kap për të ndenjur me grupin tonë të vogël mes gjërave dhe njerëzve që na pëlqejnë”, duke thënë se kjo është vetëm një “hap i vogël drejtë folesë së sektit, madje edhe brenda kishës”.

Papa tha se “sot është në modë të ngjisim mbiemra” në atë që është e njejtë me “një kulturë fyerjesh”. Ai rekomandoi t’u përgjigjemi “të keqes me mirësi”.

Francesku gjithashtu tha se kisha katolike rrezikon të bëhet një organizatë e thjeshtë me propagandë në vend të një misioni për të ushqyer gëzimin dhe harmoninë. /Opinion.al

Pas