Aktualitet

Sot dhe nesër ditët e hapura të vaksinimit për personat mbi 18-vjeç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:06 - 29/06/21 |
Opi Nion

Vijon për të gjitha grup-moshat fushata e vaksinimit kundër Covid-19 në vendin tonë.

Sot dhe nesër nga ora 8 e mëngjesit e deri në 8 të mbrëmjes do të vaksinohen qytetarët mbi 18 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën për vaksinimin e qytetarëve mbi 18 vjeç, teksa theksoi se aplikimet do të kryheshin në portalin qeveritar e-Albania. Sakaq, mësohet se mbi 4 mijë qytetarë deri paraditen e djeshme kanë aplikuar për t’u vaksinuar.

Ata do të kenë mundësi të marrin dozat e një prej vaksinave të përdorura në vendin tonë në vetëm 2 ditë të hapura, më 29 dhe 30 qershor.

Kujtojmë se 24,040 vaksina anti-COVID kanë mbërritur në Shqipëri një ditë më parë, ndërkohë që në total deri më tani në vend kanë ardhur 1,103,690 doza./Opinion.al

 

Pas