Aktualitet

VIDEO/ Me shpejtësi “skëterrë’ në rrugët e Tiranës, prangoset 29 vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:31 - 29/06/21 |
Opi Nion

Një 29-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është kapur duke lëvizur në rrugë me një shpejtësi vrastare duke u kthyer në një rrezik për aksidente rrugore.

Sipas policisë, i riu u konstatua nga radari duke lëvizur me një shpejtësi prej 196 km/h në rrugën Tiranë-Elbasan.

29-vjeçari B.H., rezulton se është ndëshkuar disa herë për shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtim nën efektin e alkoolit si dhe me patentë të hequr.

“Në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, pranë TEG-ut, u konstatua nga radari i vendosur në mbikalimin Mjull Bathore, automjeti me targë AA 606 LU, me shpejtësi 196 km/h, drejtuesi i të cilit shtetasi me iniciale B. H, vjeç 29, rezultoi disa herë i ndëshkuar për shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me Leje Drejtimi të hequr, në këto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal”, njoftoi policia.

Policia ka shtuar masat dhe kontrollet në rrugë pas aksidentit tragjik në autostradën Fier-Vlorë ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi nga Patosi por dhe si rrjedhojë e shtimit të numrit të aksidenteve në vend./Opinion.al

Pas