Aktualitet

Emrat/ Ndezën zjarr në Malin e Tomorrit, 2 të arrestuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 29/06/21 |
Opi Nion

Dy persona janë vënë në pranga nga policia dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht pasi ndezën zjarr në malin e Tomorrit.

Efektivët e policisë pas njoftimit të marrë se në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit kishte rënë zjarr, i cili kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe me pisha, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorët e zjarrvënies, shtetasit Bardhyl Muratin 50 vjeç dhe Elton Topin 32 vjeç. Gjithashtu janë proceduar penalisht shtetasit B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, të gjithë banues në Lybeshë, Poliçan.

Këta shtetas kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyllë me pisha.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”./Opinion.al

Pas