Kryesore

Soreca: Partitë politike të fokusohen tek programet e tyre politike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:37 - 05/04/21 |
Opi Nion

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, thotë se partitë politike dhe kandidatët për deputetë duhet që të fokusohen në programet politike dhe reformat që duan të bëjnë gjatë fushatës.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori shkruan se BE-ja beson tek institucionet shqiptare dhe aktorët politikë, ndërsa shton se pret që të ndërveprojnë në përputhje me standardet kombëtare.

“Ne pajtohemi me Kryekomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Partitë politike dhe kandidatët duhet që të fokusohen tashmë në programet e tyre politike dhe reformat që kanë ndërmend të marrin për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë. Ne besojmë në të gjitha institucionet përkatëse dhe aktorët politikë që të ndërveprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet e KQZ-së”, tha Soreca./ Opinion.al

Pas