Aktualitet

Skandali me transportin e ikonave, Shabani: Përgjegjësia e Kumbaros


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 13/11/15 |
b.f

TIRANE- Pikturat e sekuestruara nga policia të koleksionistit të burgosur Thimio Gjergji kanë ngjallur edhe reagimin e drejtorit të GKA për mënyrën se si Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit vendosën t’i transportojnë ato.

Artan Shabani i pyetur nga mediat për këtë ngjarje të paprecedent ka sqaruar situatën: “Veprat e artit, ikona dhe piktura janë sekuestruar para dy vitesh me vendim prokurorie. Ato kanë qendruar për dy vite në Galerinë e Arteve. Më vonë me vendim të Gj.Apelit, këto vepra arti kaluan në pronësi të shtetit, por ne nuk na u lejua t’i ekspozojmë në galeri, qendronin të kyçura në magazinë”

Ndërkohë sot ka behur në GKA, policia e cila ka transportuar në kushte krejt të papërshtatshme pikturat. Për mënyrën si u trajtuan veprat e artit flet edhe Shabani me nota teper kritike.

“Zhvendosja e tyre, sot, nga GKA në Muzeun Kombëtar është bërë me urdhër të Ministrisë së Kulturës. Unë si artist e njoh shumë mirë specifikën e tyre dhe kushtet që duhet të transportohen”, tha ai, duke lënë të nënkuptohet se ato u trajtuan si mallë i çfarëdoshëm dhe GKA nuk u pyet aspak nga Ministria e Kulturës. Kjo e fundit duhet të japë shpjegime në lidhje me këtë incident.

denoncimi per trajtimin e veprave te artit

 

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. Keta jane ata qe lobuan per kosoven te hyje ne UNESKO. Keta jane ata qe duhet te ikin vete nga UNESKO-ja. Unesko-ja jep milona per restaurim te kesaj trazhginie dhe keta i kane ngarkuar sikur po shperndajne dru zjarri. cdo presesh nga njerz qe nje brez apo dy me pare ka qene druvar, mire qe po i ngarkojne dhe ne mjet te motorizuar dhe nuk moren mushkat e gomeret nga fshatrat ku kane ardhur!
    Kerkoni kerkoni qytetrim, thoni gjith kohen qe jemi europiane, mbani xhaketa te shtrenjta dhe ora dore floriri neper emisione televizive, merni Jaguar dhe aeroplane private por mos haroni qe jeni dhe ju nga keta qe tregohen ne keto foto, jeni ju qe keni turp te thoni nga jeni neper bote, jeni ju qe mbani te fshehur pasaporten neper aerodrome qe mos ja u shikoje njeri sepse largone sikur te mbartin koleren!

Pas