InstaBIZ

Flori dhe Klajdi, të dy në Kënga Magjike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:36 - 13/11/15 |
root

Tashmë është zyrtare, Florian Mumajesi do të marrë pjesë në Festivalin “Kënga Magjike”. Opinion.al solli pak më parë fotot e kantautorit në ambientet e Tv Klan, por lajmin zyrtar e ka bërë publik vet kantautori në faqen e tij në Instagram. “Me fjalë të vogla” titullohet kënga që Mumajesi do të sjellë për të gjithë fansat e tij. Ai rikthehet në këtë kompeticion pas 6 vitesh, nga koha kur merrte pjesë me hitin “Playback”.

Një tjetër këngëtar i labelit Threedot’s që do të marrë pjesë në këtë festival, është edhe Klajdi Haruni. Mesa duket do të kemi një përballje të fortë mes tyre, sepse këtë herë nuk do të sjellin një duet por do të jenë në garë.

 

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Pas