Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali i recetave fiktive/ Kush janë të ndaluarit dhe si e krijoi pronari i “Omega Pharma” skemën e mashtrimit

2015/10/31 at 8:07 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali i recetave fiktive/ Kush janë të ndaluarit dhe si e krijoi pronari i “Omega Pharma” skemën e mashtrimit

Policia e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, ka ndaluar mbrëmjen e sotme, administratorin e depos farmaceutike “Omega Pharma”, shtetasin Nadir Çausholli, pasi rezulton krijuesi i skemës së mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve. Midis të ndaluarve janë edhe drejtues të depos, farmacistë dhe zyrtarë të Fondit të Kujdesit Shëndetësor Rajonal Tiranë. Objekti i hetimit fillimisht ka pasur të bëjë me rimbursimin e çmimeve të medikamenteve mjekësore, përsa i përket recetave të ekzekutuara pranë katër subjekteve farmaceutike, të cilët janë Farmacia Lunder, Nutrimed 2012, Berxhite, dhe Adelina. Përveç farmacive të sipërcituara, objekti i hetimit të këtij procedimi është zgjeruar edhe tek aktiviteti i disa farmacive të tjera, të cilat rezultojnë të kenë përfituar vlera të larta rimbursimi përsa i përket medikamenteve mjekësore, çmimet e të cilave rimbursohen nga shteti. Referuar legjislacionit në fuqi, farmacitë rimbursohen vetëm për medikamentet mjekësore, të cilat janë tregtuar nga importuesi/shpërndarësi farmaceutike që ka kontratë me Fondin. Farmacitë, si edhe depot importuese dhe ato shpërndarëse, kanë pasur detyrimin të deklarojnë çdo muaj hyrjet dhe depon, nga e cila kanë blerë medikamentet e bëra hyrje. Nga hetimi ka rezultuar se disa farmaci kanë ekzekutuar receta fiktive. Nga kqyrja e hyrjeve të këtyre farmacive vihet re se një pjesë e madhe e furnizimeve ose të gjitha furnizimet janë bërë nga depoja “Omega Pharma Group”. Gjithashtu, nga hetimi mbi këtë procedim ka rezultuar se medikamenti mjekësor Ketosteril është një medikament për të cilin të drejtën e importit e ka depoja farmaceutike “R..F“. Ky medikament jepet për diagnozën “insuficencë kronike renale“. Nga kqyrja e të dhënave të deklaruara nga disa farmaci që operojnë në tregun e Tiranës, vihet re se këto farmaci kanë deklaruar fletë-hyrje të barit Ketosteril me furnitor “Omega Farma Group“ për periudhën qershor 2013 – maj 2015. Gjatë kësaj periudhe rezulton e provuar se “R… F…“ nuk ka bërë shitje të Ketosterilit tek “Omega Pharma Group“ dhe se ky sybjekt nuk ka pasur blerje të këtij produkti. Nga kqyrja e faturave tatimore të sekuestruara pranë “Omega Pharma Group” vihet re se në këto fatura janë identifikuar disa fatura “Cash” me shitje minus. Në këto fatura bëhet fjalë për medikamente të ndryshme, duke përmendur këtu edhe medikamentet Ketosteril dhe Insulina. Emri i subjektit nga i cili është marrë malli nuk është i identifikuar.  Përsa më sipër, sipas Prokurisë ekziston dyshimi se depoja “Omega Pharma Group” ka krijuar fatura tatimore fiktive. Ky subjekt ka furnizuar farmacitë me fatura shitje fiktive pa pasur blerje. Më pas farmacitë kanë ekzekutuar receta fiktive dhe i kanë kërkuar Fondit rimbursim për këto receta. Për sa më sipër, nga studimi në tërësi i materialeve të administruara në këtë procedim penal, Prokuroria thotë se ekziston dyshimi i arsyetuar në prova se personi nën hetim Nadir Çausholli ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” në bashkëpunim dhe “Mashtrimit” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 dhe 143/2 i K.Penal. Në vijim të hetimit, ka rezultuar se veprimtaria e dyshimtë e shtetasit Çausholli është mbështetur edhe nga shtetasit Fisnik Kollcaku drejtues teknik i “Omega Pharma Group gjatë vitit 2014; Valbona Kraja shefe e Financës pranë “Omega Pharma Group”; si edhe Arjola Pipera punonjëse financiere pranë “Omega Pharma Group”. Po ashtu, nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se disa farmaci kanë ekzekutuar receta fiktive të marra nga  “Omega Pharma” dhe më pas i kanë paraqitur këto receta pranë Fondit të Kujdesit Shëndetësor, me qëllim rimbursimi. Për këto veprime të kundërligjshme, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhëra ndalimi për shtetasit: Ela Malaj drejtuese teknike e farmacisë “Alice”; Mariela Përnoci, Arbi Teqja dhe Arbër Thereska përkatësisht administror dhe drejtues teknikë të farmacisë “Express”; Erind Hajdari drejtuese teknike e farmacisë “Farmacia nr.6 ”; Ornela Plepi administratore dhe drejtuese teknike e farmacisë “Katroshi”. Nga hetimi ka rezultuar se farmacitë, kanë ekzekutuar receta fiktive, të cilat më pas i kanë dorëzuar pranë Fondit me qëllim rimbursimi. Këto receta fiktive kanë dalë prej magazines së Drejtorisë Rajonale të Fondit. Shtetasja Violeta Bejko, në cilësinë e magazinieres së këtij institucioni, nuk ka administruar në mënyrën e duhur lëvizjen e materialeve të bëra hyrje në magazinë. Ajo nuk ka bërë shpërndarjen e recetave në përputhje me procedurën e rregullt ligjore. Po ashtu, ka rezultuar se për çdo muaj, në Fondin Rajonal bëhet akt-rakordimi i recetave. Shtetasja E. P. ka pasur detyren e shefes së Sektorit të Informatikës-Statistikës. Kjo shtetase ka deklaruar se dosjet e këtyre farmacive, ajo nuk i ka firmosur. Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Tasim Toci ka nënshkruar për “Sektorin e Inf.Statistikës” pa pasur asnjë tagër për të kryer këtë veprim.




Ju sugjerojmë

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë
Bota

Rritet në mbi 1 mijë e 400 numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë

28 Qershor, 2026 10:24 am
Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit
Kryesore

Protesta, Rama: Zgjidhjet s’do vijnë kurrë nga ata që ndezin zjarrin e zemërimit

28 Qershor, 2026 10:22 am
Rama publikon mesazhin e qytetarit:Kjo protestë më intereson, e shtirjeve më neverit
Aktualitet

Rama publikon mesazhin e qytetarit:Kjo protestë më intereson, e shtirjeve më neverit

28 Qershor, 2026 10:19 am
“The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama sqaron letrën e arkitektit: Ishte ironi
Kryesore

“The Albanian Files”/ “Bëhu mbret”, Rama sqaron letrën e arkitektit: Ishte ironi

28 Qershor, 2026 9:57 am
Kupa e Botës, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar
Sport

Kupa e Botës, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar

28 Qershor, 2026 9:43 am
Para

Halloweeni, festa që nuk bën për Shqiptarët.

Skënderbeu rrëzon Flamurtarin dhe merr flamurin e kampionatit

Skënderbeu rrëzon Flamurtarin dhe merr flamurin e kampionatit

Andi Bushati i përgjigjet Aleksandër Frangajt!

Andi Bushati i përgjigjet Aleksandër Frangajt!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
28 Qershor, 2026

Përmes një reagimi të ashpër në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka adresuar komentet e një qytetari, duke e cilësuar...

Lexo më shumë

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
28 Qershor, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas episodit të sotëm të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama,...

Lexo më shumë

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
28 Qershor, 2026

Ka mbërritur në të paktën 1430 numri i vdekjeve nga dy tërmetet e fuqishme që kanë goditur Venezuelën të mërkurën....

Lexo më shumë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
28 Qershor, 2026

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se në dyqanin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}