Aktualitet

Andi Bushati i përgjigjet Aleksandër Frangajt!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:19 - 31/10/15 |
root
  1. Ju po reagoni për një ndërtim në kompleksin Laguna Blu. Sipas ndërtuesit Aleksandër Frangaj ndërtimi është në tokë private dhe me leje të rregullt. Përse nuk i ndiqni ligjërisht pretendimet tuaja?

Kjo është një pyetje e bërë si nga një gjysëm Sandër. Pse? Sepse problemi këtu nuk është thjeshtë ligjor. Unë e di që ushtari bandit i Berishës, ai që i vinte gjoba jo vetëm bizneseve, por edhe ministrave, duke shpikur reklamë shtetërore me miliona euro, mund  të kopsiste ligjërisht cdo letër. Me letra në këtë vend edhe Meta me Dritan Priftin janë të pafajshëm, edhe në Gërderc nuk ka vrarë njeri, sepse u konsiderua një aksident teknologjik, edhe në 21 janar nuk ka vrarë njeri, se nuk ka më filmime nga serverat  prandaj edhe gjykatat që ka korruptuar Sandri mund të nënshkruajnë cdo vendim. E megjithatë, një pjesë të asaj toke edhe Aluizni i kohës së Berishës (mendoni po flas pwr njw kwrkesw nw kohw tw Berishws) nuk pranoi ta legalizojë aq shumë shkelje kishte. Prandaj po them se kjo nuk është pyetja e saktë dhe Frangaj nuk mund ta përdorë OPINION-in për të servirur gjysëm të vërteta.

Këtu një vrejtje e kam edhe për ju. Nuk ka mendia në botë, që i jep fjalën të akuzuarit (në këtë rast Sandrit), pa përmendur më parë akuzën. Kjo nuk është gazetari. Ashtu sikurse nuk është gazetari që kur një koleg quhet gjobëvënës, të mos këtë kundërpyetje, se ku i ka faktet akuzuesi. Ky është shërbim i turpshëm ndaj një padroni që mediat i trajton si malok dhe vartësit si plebej. Ndaj dhe OPINION.Al nuk e ka nisur mirë startin e tjn me intervista ku Frangaj bën dhe pyetjet dhe përgjigjet.

 

  1. Kjo pjesë është blerë nga Frangaj 10 vjet më parë. Përse kjo pjesë nuk u ble nga komuniteti. Sipas ligjit pjesa që nuk blihet nga banorët jepet për kompensim. Po ta blinin pronarët ata do ishin bashkëpronarë?

 

Blend, të thashë edhe njëherë që nuk i hyj detajeve. Një pjesë e komunitetit po i mbedh ato. Ata do të ndjekin rrugën ligjore. Por unë jam kundër ankimimit në gjykatë. Vetë s’do të bëhem pjesë e këtij procesi. E di që banditët në sallat e gjyqësorit fitojnë gjithnjë. Unë e di që Frangaj do ta ndërtojë pallatin e tij. E di që ai ka shtetin, gjykatat, kryeministrin aktual që trajton njësoj si në kohën kur e nxori cullak në ekranin e tij, pra e di që në këtë regjim hajdutësh, ai do të fitojë njësoj si në kohën e Berishës. Prandaj nuk të përgjigjem për këtë. Është një teatër i panevojshëm. Por, dua që të përgjigjem për atë që Frangaj thotë në intervistën e tij.

Ai thotë se ne jemi xhelozë ndaj tij. I pyeta Blend shumë nga banorët të cilëvë Sandri u drejtohej me fjalët “të dashur xhelozë”. E di c’më thanë? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeriu të diplomuar si zyrtar vatre kulture në komunizëm? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që për të dalë nga burgu i Berishës, shiti shokun e tij të bashkakuzuar? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që i rrëmbeu 40% të pronës së falur Nikollë Lesit, aq sa ky i fundit e krahasoi me hajdutin brazilian Zhoze, që i vodhi paratë në Rio Dezhanero? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që vjedh troje natën, duke spostuar sëbashku me Palin, portën e fushës së futbollit, ku më pas ndërtoi pallat? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që që bëhet pronar i TV Klan, sikur investitorët kryesorw mos kishin ekzistuar kurrë (pas ardhjes së Berishës në pushtet)? Si mund të jemi ne xhelozë për një njeri që në 21 janar prodhoi atë videon, sikur protestuesit ishin vrarë nga turma. Jo Blendi jo. Shumica e njerëzve normalë e përcmojnë këtë njeri. U ngjall krupën. Dhe në ditët e tyre më të këqia urojnë jo vetëm që mos e kenë pranë, por që fëmijët që po rrisin ta kenë si kundërshembull.

 

  1. Ju jeni kundër ndërtimit apo kundër prishjes së fushave? Frangaj është shprehur që do ndërtojë dy fusha të reja.

Në tokën e Edi Ramës është ky që do bëjë si të dojë? A ka kuptim kjo? Ku do i ndërtojë? Ku e ka lejen? Pse i shkallmoi ekzistueset pa filluar të rejat? Pse e shembi derën me fadroma. Pse angazhoi badigardët e 21 janarit për të hyrë me dhunë. Një pyetje e tillë ngjan me dilemat e Zhvejkut. Ajo as meriton përgjigje.

 

  1. Ju jeni kundër një ndërtimi me leje ndërkohë qe Frangaj ka thënë sot që shumica e shtepive atje kane bere shtesa ose ndertime pa leje. Madje shumica e atyre qe protestojne. 

Ju mos vini dorën në zjarr për atë leje. Sa për vazhdimin e pyetjes: po mund të ketë shtesa pa leje. Por nuk duhet të ngatërrojmë dy gjëra: qytetarët që bëjnë faj dhe të tilla tek Laguna Blu mund të ketë, dhe një bandit që përdor pushtetin e Berishës dhe të Ramës, gjykatat dhe komunën, të fortët dhe fadromat, paratë e grabitura publike dhe ndonjë ministër që e trajton si zar. Midis tyre ka një hendek gjigant: është hendeku midis një mafiozi që kap shtetin dhe një kundravajtësi të thjeshtë. Besoj e kuptoni diferencën. Është thelbësore Blendi.

 

Por meqë ti nuk ma bëre këtë pyetje doja ti përgjigjem edhe një akuze që më bënte Frangaj. Ai thoshte duke mu adresuar edhe mua: “Këta mjerane që kurrë nuk kanë mundur të ndërtojnë diçka të mirë as për shoqërinë e as për veten e tyre, funksionojnë mbi modelin e gjobëvënies ndaj politikanëve, biznesmenëve apo figurave publike”.  Dua ta sqaroj se unë nuk jam akuzuar ndonjëherë për zhdukjen e gjyqtarit Konomi. Se nuk jam akuzuar ndonjëheri që ndonjë kryeministër të mi ketë sjellë paratë me qese në zyrë. Se nuk jam akuzuar ndonjëherë se i kam zbuar nga puna gazetarët e plagosur në demonstrata, vetëm se dëmtohej Berisha. Se nuk i kam rrëmbyer askujt pronën dhe të mburrem pas kësaj se të zotin e lë të vjellë ullijtë e ish tokës së tij. Se nuk e kam shantazhuar ndonjëherë kreun e opozitës se po fole për pronën time në plazh, unë do të nxjerr pronat e tua dhe të kunatit tënd. Se nuk e kam trajtuar Ramën në opozitë si “B..q” dhe Lulin e tanishëm si një “B..q” më të madh akoma. Këta janë pra gjobëvënësit Fevzi që unë dhe ti i njohim mirë.

 

  1. Përse ju i kërkoni Ramës të ndërhyjë kur ligjërisht nuk e ka një tagër të tillë?

Prapë një pyetje pa vend. Jo jo unë Ramës nuk i kërkoj më të ndërhyjë. Nuk mund ti kërkosh një pengu të dënojë pengmarrësin e vet. Rama e ka bërë dillin. Ai do të fusë në thundër një media që është e gatshme të shërbejë dhe këtë e ka arritur. Nuk e godet kot TV Klan, Metën dhe Bashën. Pakti është bërë, i keni parë kronikat e Klan. Dhe ata po shërbejnë si monedhë shkëmbimi për dicka më shumë se një kopërsht buzë detit.

Unë tek Rama kam ndërhyrë atëhere kur kisha ende një shpresë minimale se do ruante bregdetin, dhe do priste lidhjet me banditët e kohës së Saliut. Atëherë ai më tha personalisht, në sy të mikut tonë Baton Haxhiu,  se ishte skandal të ndërtohej në atë vend. Se do të burgoste cdo njeri që guxonte të jepte leje në një vend të tillë. Tani kur ai ka filluar shllafarinë e vet, as ja kërkojë më. Tani ai është i kapur. I është ngjitur Sandrit si M…pas këpuce.

KOMENTO (3)

Shkruaj nje koment

  1. oh more andi nuk i can dot keta more jo keta kane seicili prej tyre mbi 100 milion dollare dhe seicili ka per seicilin foto .vidio, regjistrime naten diten, me grate e me dashnoret dhe i bejne shantazh njeri tjetrit . qe keshtu ruaj bythen vella se te zhdukin keta kaq te thot fillua

  2. Komplimente Andi Bushatit per koherencen ne qendrime dhe reagime nje profesionist I vertete te vazhdoje sa me gjate keshtu. Ketu kur thua te verteten je xheloz dhe ziliqar

Pas