InstaBIZ

Sadije Berisha mesazh therës për dashnoret e reja të burrave të martuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 02:15 - 01/11/15 |
b.f

Një status i gjatë në FB e Sadije Berishës vjen pikërisht pas prerjes së flokëve të Armina Mevlanit, që për shumë njerëz i ngjasonte imazhit të Sadijes. Therës dhe akuzues është mesazhi i ish-bashkëshortes së Shkëlzenit në anglisht, që nuk lë shumë vend për interpetime.

Vazjat 19 vjeçare kanë si “ambicje” të bëhen dashnore të burrave të martuar me fëmijë, dhe disa prej tyre e nisin karrierën si ” vajza/gruaja tjetër” edhe pse më e re në moshë.

Mjerisht ky është një problem i zakonshëm tek vajzat në vendet ish-komuniste si Shqipëria, Rumania, etj.

Meshkuj me para dhe ose pushtet këtyre vajzave që jetojnë në varfëri u ofrojnë një jetë me fundjava udhëtimesh në hotele luksoze, që ato mund t’i kenë parë vetëm në ëndrra.

Dhuratat e shtrenjta, veshjet firmato i bëjnë ziliqare vajzat pranë tyre, por me më pak fat. 

Mjerisht ato e shohin veten në rolin e modelit për vajzat e varfra për të njëjtën “jetë përrallore” ku princi i martuar drejton Mercedesin e tij, duke e çuar atë në një jetë ku ka shoping me bollëk dhe para pa limit për vajzën dashnore dhe familjen e saj, është ambicja e vajzave të reja.

Meshkuj të tilla, zakonisht kanë 2,3 apo më shumë vajza në shërbim të tyre dhe ndjehen mbretër të botës.

Gratë zakonisht me dhimbje duhet të pranojnë abuzimin/tradhëtinë dhe të kujdesen për fëmijët shpesh të neglizhuar nga mungesa e një babai shumë të zënë.

Gratë dhe fëmijët e tyre vuajnë shpesh në heshtje dhe divorci është rrallë një zgjedhje për gratë shqiptare.

Një grua e divorzuar me fëmijë mban një status shumë të ulët dhe konsiderohet si “një mall i përdorur” jo shumë u dëshiruar në tregun e beqarëve në një botë të udhëhequr nga meshkujt egoistë.

Unë e kuptoj se kur je i varfër bën atë që do të bësh më mirë me shpresën për një jetë më të mirë. Unë nuk jam duke i gjykuar vajzat e reja të varfra në vendet ish-komuniste, unë isha me fat që nuk qeshë kurrë vajza e varfër që duhet të shisja veten ose të kisha ndonjë ambicje për të qenë dashnorja e re e ndonjë burri.

Por unë e kuptoj që varfëria mund të krijojë situata të tilla dhe disa prindër madje i inkurajojnë fëmijët e tyre me shpresën e një jete më të mirë.

Unë shpresoj ta mësoj time bijë të vlerësojë veten, t’i vendosë ambicjet e saj shumë më larg se të qenit dashnorja e një burri të martuar më shpresën se ai ka shumë para e lidhje për të hapour dyert.

Unë dua që ajo t’i hapë vetë dyert e saj.
Të respektojë veten dhe gruan tjetër.
Të jetë mjaftueshëm ambicioze për të qenë një model i mirë për vajzat e reja dhe t’i mësojë ato se si të arrijnë suksesin me forcat e tyre jo përmes dikutj tjetër në këmbim të seksit.

Zemra ime u perket atyre grave të negluzhiara dhe fëmijët e tyre, të detyruar të jetojnë në burgun e një martese të abuzuar kështu.

Kjo botë është krijuar nga një vëllazëri burrash.

Ky është bashkimi i femrave?

Përse gratë nuk i japin fund konkurrencës me njëra tjetërën dhe të qëndrojnë së bashku kundër abuzimit?

 

sadije

 

KOMENTO (14)

Shkruaj nje koment

  1. Nuk i ka vetem lindja keto lloj lidhjesh .Njeriu i percakton vete parimet e ecjes ne jete . Por do te thosha te mos spekullohet kaq shume ne emer te ”dashurise” se nje vajze 19 apo 20 vjec bie ne dashuri me nje burre te martuar qe s ka PORTOFOL ….. FAMILJA eshte tjeter gje dhe jo te gjithe dine te luftojne per te . . Megjithate nuk paragjykojme askend .. Secili zgjedh ashtu si di .

  2. PERSHENDETJE, ZNJ. SADIJE KE TE DREJTE TE MERZITESH PASI ME SHUME NE SITUATE TE TILLA JANE FEMIJET ATA QE PREKEN ME SHUME, SA GRA ZONJA PRANE NESH I DINE MAREDHENJET JASHTEMARTESORE TE TYRE POR RRINE NE HESHTJE DUKE MBAJTUR BRENDA TYRE NJE DESHPERIM TE THELLE PER HIR TE FEMIJEVE. ME THENE TE DREJTEN PRSONI YT RIVAL FATKEQESISHT ESHTE NJE PERSON “HIC” QE NUK E DIME ME CFARE E KALON KOHEN E SAJ TE VYER PERVEC SE NJE E DASHNORE FUNDJAVA TE BUKURA , UNE DO TE THOSHA TI SUGJEROJE INVESTIM ME SHUME PER VETEN PASI KOHA E TYRE MBARON SHPEJT DHE BURRAT SHQIPETARE NUK E KANE PER GJE TI NDROJNE.

  3. asnje vajze apo grua nuk e ndan burrin nga bashkeshortja. eshte burri qe largohet nga nje fole e prishur.mua me vjen keq per zonjen sadete dhe e kuptoje zhgenjimin e saj.por nuk mund ti paragjykosh vajzat e grate e tjera se ato ia rrembyen burrin.jo e dashur-thjeshte te la.ndoshta sepse me te tilla ankesa ia mbushe koken cdohere qe ai u kthye ne shtepi, me krenarine seti nuk isheajo vajza e varfer .prandaj u lodh nga ti dhe u largua. ndoshta mungesa e bisedave tengrohta ta largoi.sa akuzon te tjerat reflekto pak mbi veten.ndoshta aty eshte gabimi! do te te duhet per zgjedhjet e tjera ne jete…

  4. Jam plotesisht dakord me cdo fjale te shkruar ne keto rreshta. Ky nuk eshte nje mesazh theres, eshte guximi per te thene nje te vertete qe te gjithe e njohin, te gjithe diskutojne rreth saj neper kafet e perditeshme. Varferia mund te te shtyje drejt nje kompromisi te madh, por ne momentin qe flitet per hotele luksoze dhe jete luksoze, atehere eshte bere kompromis me dinjitetin. Thjesht pyes si mund te jetohet duke sakrifikuar kaq shume? Ahhhh Shqiperia jone mjerane qe e perdhos femren, e gjykon dhe e shtyn jo pak here drejt nje modeli kaq te felliqur. Respekt per femrat dinjitoze dhe ato qe vuajne ne heshtje, respekt per femrat e varfra qe luftojne cdo dite, respekt per grate dhe nenat qe cdo here jane “radikale” per te lejuar pazare te tilla ne kurrizin e vajzave te tyre. Sepse Shqiperia jone ka edhe model te mire per t’u marre shembull!

  5. Nese je e deshperuar per martesen tende te deshtuar, kjo nuk te jep te drejten te fyesh vajzat dhe grate, te cilat bejne zgjedhjen e tyre per ta ndertuar jeten sic duan vete….Prania e nje burri ne krah nuk e rrit nivelin e nje gruaje, por eshte vet ajo qe percakton nivelin e saj. Ka shume gra te divorcuara qe jane nena te mrekullueshme, te respektuara dhe ne kariere……Mesa duket ju nuk e njihni varferine, prandaj dhe keni kaq mllef. Varferia e ka shpirtin e bukur dhe te paster dhe sigurisht qe ju dhe sera juaj nuk keni si i kuptoni dhe me ato qe keni thene me lart fyeni me mijra gra te varfera ne xhep ,por te bukura ne shpirt.

  6. Ky shkrim ka ardhur ne kohe ku realisht eshte kthyer si epidemi vajza te reja e kane ulur vleren ,bukurine ,dinjitetin i kane vene cmim vetes jane kaq te papergjegjshme kane te degjeneruara ,saqe mua me vjen neveri kur i shof ne rruge ,kaq fallso jane kaq idiote sa nuk kam fjale ti pershkruaje ,te me falin familjet e shendosha qe kane rritur dhe po rrisin vajza dhe djem te mrekullushem por fatkeqesisht ne te miret po behemi si specie ne zhdukje, kjo nuk varet nese jane rritur ne varferi apo edhe ne mes te te mirave kjo per mua nuk ka rendesi pasi varet nga familjet ku jane rritur nga edukata ,kultura e prindereve ,sepse une qe po flas i kam provuar te gjitha statuset financiare por nderin dhe dinjitetin e kam te palevizshem dhe jam duke rritur femije te tille model per kete shoqeri,ishallah u vleresofshin vlerat.

  7. Po shum e vertet kjo gje shikohet hapur ne shqipri dhe jan prinder dembel qe i cojn femijet drejt ferit lekut qe ato te jetojn mire ne kuriz te femijve . Ke frik te dalesh me bure se te sulen 18 vjecet si uqer te uritur sa shikojn makin te bukur pa par car ka brenda , turp veshtire mjer keto vajza per jeten qe i pret !

  8. E dashur Sadie keto vajza jane pjella e djallit the komunizmit jemi me brezi I ditlindjes 1960 e deri ne70 qe vertet mbajtem familjen edhe PSE nuk u vleresuam kurre nga burat keto qe Jane she duan te terheqin vemendjen e burave te martuar Jane as vete se di si ti quaj por di qe as njehere sdo kene familje the shendosh.

  9. Femra Shqiptare eshte karakterizuar gjithmone nga dinjiteti ,morali dhe forca per te qene e zonja per jeten dhe kete gje e ka treguar mese miri koha ne te gjitha periudhat politike qe Shqiperia ka perjetuar…ajo ka punuar ,ka studiuar dhe eshte kujdesur per familjen njekohesisht qofte edhe ne kushte te mjerushme ekonomike …prandaj nuk eshte varferia ajo qe ka sjell kete fenomen…ne fakt as qe dua te analizoj arsyet ,por dicka dua te them ..Jam krenare per modelin e femres me te cilen jam rritur ..dhe do e bej krenare time bije per femren me te cilen do te rritet …Jam e sigurt qe po perfaqesoj mendimin e pjeses me te madhe te femrave Shqiptare.

  10. Ke folur teper bukur Zj. Sadije. Nje grua eshte sa e denje aq dhe e ulur kur disa tyryfycka ne adoleshence te tejzgjatur hedhin balte mbi emrin e saj. I goditur ky status, jo vetem per vajzen ne fjale por per te gjotha vajzat qe zgjedhin nje rruge te tille. Edhe ofendimi eshte pak per to!!! Ndaj gra te dashura behuni te forta per femijet tuaj dhe cojini ne djall meshkujt qe sdine tju vleresojne. Te pavleret ia lini te pavlerave. Ne fund koken e tyre do hane ;)

Pas