Aktualitet

Skandali 1.3 milionë $ në AKBN, arrestohet drejtori i hidrokarbureve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:45 - 27/10/20 |
Al Do

Policia ka vënë në pranga drejtori i Hidrokarbureve, Klodian Gradeci. 45-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Akciza”, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Policia njofton se 45-vjeçari është kapur pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Akciza”.

Gradeci, disa zyrtarë të tjerë të AKBN sëbashku me disa biznesmenë akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 1.3 milionë dollarë.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Skema e mashtrimit të një kompanie nafte në vendin tonë ka përfshirë në një skandal edhe Agjensinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe për këtë ka patur dijeni edhe ish ministri i Energjiikës, Damian Gjiknuri. Pas kallëzimit në prokurori nga shoqëria “Albpetrol”, rezultoi se kompania e naftës “Phoenix Petrolium” ka falsifikuar fatura me vlerë 1.3 milionë dollarë për punime të pakryera të cilat janë certifikuar nga zyrtarët e AKBN-së. /Opinion.al

Pas