InstaBIZ

“Në vështirësi financiare”, Pacolli publikon foton kur ishte i ri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:53 - 27/10/20 |
Al Do

Disa e njohin si një nga shqiptarët më të pasur por Behgjet Pacolli nuk ka qenë gjithmonë i veshur me kostum dhe me imazhin e kuruar siç jemi mësuar shpesh ta shohim. Ai është një biznesmen i suksesshëm në fushën e ndërtimit por pasurinë nuk e ka të trashëguar.

Në një foto të publikuar në faqen e tij në Facebook, Pacolli madje bën të ditur se në rininë e tij ai ka qenë në kushte më të vështira financiare sesa shokët. Ai shkruan se ndihma për të tjerët nuk të bën të varfër ndërsa thekson se fondacioni i tij prej vitesh jep bursa, ndihma për të sëmurët dhe në fusha të tjera.

“Si dikush që jam rritur në kushte më të vështira financiare sesa shokët e mi të klasës, unë e kuptoj shumë mirë ndjesinë e sfidave financiare. Ndihma ndaj dikujt në nevojë nuk ju bën më të varfër. Për mua, kjo është një çështje e natyrshme. Fondacioni im prandaj vazhdon çdo muaj të jap bursa për shumë studentë të rinj, ndihmë për të sëmurët jashtë vendit dhe në fusha të tjera, pa kamera ose shfaqje. Kjo është çfarë e bën zemrën time të lehtë!”, shkruan Pacolli. /Opinion.al

Pas