Kryesore

Rama publikoi videon, PD: Realiteti thotë që shqiptarët vdesin trotuareve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:24 - 27/10/20 |
Al Do

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Rama të raportit të “The Lancet” ku vlerësohet mbulimi shëndetësor në Shqipëri.

Me këtë vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese për shëndetësinë nga prestigjozja botërore “Lancet”, e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Por Teliti shkruan se Rama po orvatet të bindë shqiptarët se shëndetësia shqiptare është më e mirë se shëndetësia e vendeve si Turqia me një raport që tregon shkallën e vaksinimit të popullsisë.

Ai thekson se realiteti është që shqiptarët vdesin trotuareve të refuzuar dhe të përzënë nga spitalet, ndërsa mjekët dhe infermierët po ikin nga vendi.

Ndërkohë faktet janë kokëforta dhe asnjë video 3D nuk e fsheh dot të vërtetën që jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve për 1000 banorë në Ballkan, kemi pagat më të ulëta për mjekët, kemi buxhetin më të ulët për shëndetësinë dhe kryejmë disa herë më pak testime për COVID se çdo vend i rajonit. Shëndetësia në 3D e ER është çështje e kinemasë, jo e realitetit. Realiteti thotë që shqiptarët vdesin trotuareve të refuzuar dhe të përzënë nga spitalet. Realiteti i shëndetësisë së ER thotë që mjekët dhe infermierët ikin nga sytë këmbët nga ky vend, ndërsa diploma e studentit të mjekësisë shërben thjesht si vizë pune në Gjermani.”, shkruan Teliti.

Në fakt studimi i “The Lancet”, i publikuar në gusht të këtij viti, merr në studim periudhën 29 vjeçare nga viti 1990 deri në 2019 për të krahasuar mbulimin universal me shërbime shëndetësore të shoqërisë. Ai nuk merr në vlerësim investimet infrastukturore ose kualifikimet e mjekëve. /Opinion.al

Pas