Aktualitet

Skandal seksual në trupën e baletit rus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 01/12/15 |
b.f

Ish-balerina soliste ruse zbuloi se ishte e detyruar të flinte me klientë të pasur. Anastasia Volochkova akuzoi drejtorin e shoqërisë së baletit klasik “Bolshoi Ballet”, se e kishte kthyer institucion në një “bordello gjigante”.- raporton agjensia e lajmeve NOA.

Deklaratat që tronditën themelet e baletit klasik rus u bënë gjatë një interviste në një televizion rus, shkruan BBC. Anastasia tha se kjo gjë ndodhte edhe me trupën e baletit, por edhe me solistët. “10 vjet më parë kur unë kërceja në teatër, merrja vazhdimisht propozime për të ndarë shtratin me oligarkët.

Vajzat detyroheshin të shkonin në darka të mëdha dhe njoftoheshin që më parë se do të shkonin në shtrat me dikë pas kësaj”, deklaroi Volochkova. Sipas ish-balerinës, kur vajzat e pyesnin se çfarë ndodhte nëse nuk pranonin, ata ia kthenin se nuk do të shkonin në ture ose nuk do të performonin më kurrë në teatër.

Volochkova u pushua nga Bolshoi në vitin 2003 pasi ishte e shëndoshë. Drejtori i përgjithshëm, Anatoly Iksanov, i quajti këto deklarata si dëlir të balerinës. Iksanov gjatë konferencës për shtyp preferoi që të mos komentonte akuzat që i quajti “të fëlliqura”. Balerina pritet të hapë një tjetër çështje me kompaninë e baletit, ndërkohë që njëra është akoma në gjykim.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas