Aktualitet

Shqipëria ka numër të lartë përdoruesish, por cilësinë më të ulët të internetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 01/12/15 |
b.f

Shqipëria ka cilësinë e lidhjes së internetit më të keq në Europë. Në raportin e publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit shteti shqiptar renditet i fundit mes vendeve evropiane.

Ky raport e rendit Shqipërinë të 40-n në Europë, pas Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi dhe të 94-n nga 167 shtete në të gjithë botën. “Këto të dhëna tregojnë se në Europë vlera më e madhe e Indeksit të Zhvillimit në Teknologjinë e Informacionit është 7.35 pikë, me të vetmin vend në rajon, Shqipërinë, e cila është nën mesataren e 5.03 pikëve”, thuhet në raport.

Shqipëria renditet me 4.73 pikë. Koreja e Jugut renditet e para për lidhjen më të mirë të internetit në botë, duke lënë pas Britaninë, SHBA-në dhe Japoninë.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas