Te Fundit

Skafet nuk duhet të afrohen 300 metra nga bregu



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:32 - 02/08/22 |
Opi Nion

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Potam të Himarës ku një 7-vjeçar humbi jetën nga një motoskaf erdhi edhe si pasojë nga moszbatimi i rregullave të vendosura për stacionet e publike.

Ky vendim i qeverisë  i miratuar në Mars 2019 ka primare ruajtjen e sigurisë në plazhe për pushuesit. VKM-ja për rregullat “për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit” në nenin 7 tij ka të përcaktuar qartë se distancën që duhet të mbajnë motorët e ujit, varkat motorike nga bregu i detit për të mos rrezikuar pushuesit.

“Lejohet aktiviteti i dhënies me qira të pedalonëve apo i mjeteve të tjera ujore dhe përdorimi i tyre duhet të bëhet jashtë zonës së notimit. Lëvizja e motorëve të ujit apo varkave motorike duhet të bëhet në një distancë prej 300 m nga zona e notimit”.

Pikërisht kjo distancë që i kushtohet sigurisë në stacionet e plazhit rezulton se nuk është zbatuar në plazhin e Potamit në Himarë. Siguria e ulët në plazhe vërehet edhe në mosrespektimin dhe caktimin e zonave ku do të lëvizin mjetet lundruese dhe në mosvendosjen e bova sinjalizuese.

Sipas në pikën 5 të këtij vendimi përcaktohet se të gjitha stacionet e plazhit duhet të kenë: Sinjalizimin dhe kufizimin me bova me diametër 22 cm me ngjyrë të kuqe, të lidhura me litar pluskues me njëra tjetrën, çdo 30–50 m të hapësirës ujore përpara stacionit të plazhit të dedikuar për not, e cila duhet të jetë deri në: 200 m nga bregu për plazhet e tipit A;  100 m nga bregu për plazhet e tipit B.

Potami ku fatkeqësisht ndodhi ngjarja tragjike bën pjesë te plazhi i tipit B, me zhavorr dhe bovat nuk ekzistojnë deri në distancën që parashikon ky vendim. Po këto kritere nuk zbatohen në asnjë nga plazhet shqiptare, çka përbën një rrezik serioz për pushuesit shqiptarë nga Velipoja deri në Sarandë./ Tv Klan

Pas