Rajoni

Situata në veri të Kosovës/ Kurti: S’bëhet fjalë për targa, por për kundërshtimin e…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:17 - 07/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë për shtyp pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Gjatë fjalës së tij, Kurti tha se të gjitha reagimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për situatën e krijuar në veri të vendit janë si pasojë e kundërshtimit të draft-dokumentit franko-gjerman për dialogun.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se Vuçiç koordinohet për gjithçka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kinën, ndërsa sipas tij gënjen dhe zhgënjen SHBA-të dhe BE-në.

“Bëhet fjalë vetëm për refuzimin që ata ia kanë bërë propozimit të Parisit dhe të Berlinit. Janë intensifikuar kërcënimet dhe përpjekjet e Vuçiçit për destabilizimin e situatës në vendin tonë dhe këto kërcënime janë praktikisht të orientuara në drejtim të qytetarëve të vendit tonë nëpërmjet ngjalljes së frikës dhe panikut. Kjo tregon qartë që presidenti i Serbisë koordinohet me Rusinë e Kinën ndërsa gënjen e zhgënjen SHBA-në dhe BE-në. Institucionet po vazhdojnë me realizimin e lehtësuar të procesit të regjistrimit të targave ilagele në ato RKS – të shtetit tonë të pavarur, përfshirë edhe zbatimin e sekuencuar të vendimit të fundit të Qeverisë të datës 28 tetor 2022”, u shpreh Kurti./Opinion.al

Pas