Bota

Situata në Ukrainë/Këshilltari Amerikan: Një pushtim mund të ndodhë në çdo kohë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:03 - 12/02/22 |
Opi Nion

Deklarata të njëpasnjëshme shoqërojnë situatën e tensionuar në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara prej ditës së djeshme kanë ngritur alarmin e përshkallëzimit të situatës.

Në një dalje publike Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sulivan, tha se jemi në situatën kur pushtimi nga ana e Rusisë mund të ndodhë në çdo moment. Ai u shpreh se bashkë me aleatët janë të gatshëm t’i imponojnë Rusisë kosto të rënda.

“Jemi në hapësirën kur një pushtim mund të ndodhë në çdo kohë nëse Vladimir Putin vendos ta urdhërojë atë. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të përgjigjemi me vendosmëri së bashku me aleatët dhe partnerët tanë dhe t’i imponojmë Rusisë kosto të rënda nëse ata sulmojnë Ukrainën”, u shpreh Sulivan./Opinion.al

Pas