Kryesore

Berisha sulmon kandidatin e Bashës në Rrogozhinë: Tund logon e marr me dhunë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:06 - 12/02/22 |
Opi Nion

Nga Rrogozhina, ku ka prezantuar Kandidatin e shtëpisë së Lirisë për zgjedhjet e 6 Marsit, Sali Berisha ka sulmuar kandidatin e Partisë Demokratike Ferdinand Saraçi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të mos votojnë Saraçin, që tund logon e marr me dhunë sikurse u shpreh.

“Lulzim Brava duke e ditur që është i nxirë para çdo qytetari nuk shkon t’i prezantojë kandidatët e tij, që qytetarët të mos mendojnë se janë kandidatët e Bravës, por të logos që ka rrëmbyer me policinë e Ramës. Ndaj, mos gaboni të votoni për Ferdinand Saraçin se tund logon e marrë me dhunë nga Rama. Logo e fitores është Shtëpia e Lirisë. Kandidati i fitores është kandiati i Shtëpisë së lirisë. Atij që do vijë të paraqesë Ferdinandin këtu ta pyesni për aferat kriminale të Lulzim Bravës”, tha Berisha./Opinion.al

Pas