Aktualitet

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: Riaktivizohet vatra në Durrës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:48 - 12/08/22 |
Opi Nion

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publike të dhënat e reja lidhur me situatën e zjarreve në vend për 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat: në fshatin Sojnik, bashkia Gramsh;  në vendin e quajtur Pajalli, dhe fshatin Dragot, bashkia Belsh; në fshatin Topojan, bashkia Cërrik; në fshatin Niçë, bashkia Pogradec; në lagjen Kala, bashkia Berat; në fshatin Dorëz, bashkia Tepelenë; në fshatin Dedaj, bashkia Pukë; në fshatin Aliaj, bashkia Malësi e Madhe; në vendin e quajtur Krrab, bashkia Fushë Arrëz; në fshatin Vukatanë, bashkia Shkodër; në fshatin Vrion, bashkia Finiq; në fshatin Tragjas, bashkia Vlorë; në fshatrat Gjerbës dhe Selitë, bashkia Mallakastër;  në fshatrat Agonas dhe Rrakull, bashkia Kavajë; në fshatin Kodër Babrru, bashkia Kamëz; në fshatin Gurrë e Madhe, bashkia Klos; në fshatin Mazhicë, bashkia Bulqizë; në zonën e ish Kënetës, bashkia Durrës; në fshatin Kalasë, bashkia Delvinë.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 331 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 36 mjete zjarrfikëse.

Ndërkaq, aktualisht janë aktive vatrat në: Në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër është riaktivizuar sërish ditën e djeshme, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.  Në fshatin Mal Bardhë, bashkia Kurbin, janë angazhuar forcat e pushtetit vendor për izolimin dhe mbajtjen nën kontroll të vatrës. Në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh, intesiteti i të cilit ka rënë ditën e sotme, janë angazhuar ditën e sotme forcat e shërbimit zjarrfikës.

Pas