Te Fundit

Çmimet, taksat, transporti/Partia e Lirisë:Tirana po bëhet çdo ditë më e pabanueshme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:00 - 12/08/22 |
Opi Nion

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se Tirana po bëhet çdo ditë dhe më e pabanueshme.

Në një postim në rrjetin social, “Facebook”, teksa publikon zërin e nje qytetarejë, Blushi shkruan se çmimet, taksat e larta, gjobat abuzive, korrupsioni i Bashkisë me inceneratorët, , uji i papijshëm, betonizimi dhe ndërtimet pa kriter, si dhe transporti publik skandaloz e kanë kthyer Tiranën në një nga qytetet më të vështira për të jetuar, me kushte të papërballueshme.

“Tirana po bëhet çdo ditë dhe më e pabanueshme. Çmimet stratosferike, taksat e larta, gjobat abuzive, korrupsioni i Bashkisë me djegësat fiktivë, mungesa e shërbimeve cilësore të administratës lokale, uji i papijshëm, betonizimi dhe ndërtimet pa kriter, zhdukja e hapësirave publike, si dhe transporti publik skandaloz e kanë kthyer Tiranën në një nga qytetet më të vështira për të jetuar, me kushte të papërballueshme! Me kryeqytetet europiane, Tirana sot konkurron vetëm me çmime, por jo me shërbime dhe cilësi të jetesës!Më keq nuk ka ku të shkojë!Qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë dhe zëri i tyre duhet dëgjuar me përulësi!”-shkruan Blushi.

 

Pas