Kronikë

Denoncimi i xhaxhait, policia po heton pistën e rrëmbimit të Ervis Martinajt



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 12/08/22 |
Opi Nion

Pas denoncimit të xhaxhait të Ervis Martinaj, se familja ka humbur kontaktet me të mësohet se Prokuroria e Kurbinit po heton për akuzen e rrembimit për te shumëkërkuarin e policisë.

Burime per gazetaren Klodiana Lala thane se dyshimet për rrëmbim janë ngritur nga Policia e Lezhës.

Në këtë mënyrë prokuroria ka mundësi të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumërkuari nuk shtrohet pista e largimit nga banesa.

Për këtë rast policia veç kallëzimit të xhaxhait të Ervis Martinajt, Faik Martinaj nuk ka prova të tjera në lidhje me ngjarjen.

Në denoncimin që u bë publik ditën e djeshme xhaxhai i Martinaj tha se janë njoftuar nga një i afërm se nipi i tij është zhdukur dhe se nuk kishte kontakte me te.

Ndërkohë xhaxhai shprehet se familja ka dyshime se Ervisit mund ti ketë ndodhur diçka e keqe nga grupe kriminale qe kërkojnë ta eliminojnë./Opinion.al

Pas