Aktualitet

Si u organizua vrasja e Kudret Saliajt, Dhurata i dha armën të atit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 07/06/21 |
Opi Nion

Katër ditë pas ekzekutimit të 43-vjeçarit Kudret Saliaj nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari mësohet se Prokuroria e Tiranës e ka cilësuar vrasjen si të organizuar duke ngritur kështu një akuzë më të rëndë ndaj Mexhit Picarit dhe vajzës së tij Dhuratës.

Prokuroria ka ashpërsuar akuzën për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj 2 ose më shumë personave pasi ka dyshime se babë e bijë bashkëpunuan për të vrarë Kudret Saliajn dhe ky fakt mbështetet nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Sipas news 24 rezulton se Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë dalë më 4 qershor nga banesa e tyre në Vorë dhe janë nisur për Tiranë. Para ngjarjes babë e bijë kanë vëzhguar lëvizjet e Kudret Saliajt.  Ata kanë qenë në të njëjtin lokal me Kudret Saliaj dhe nga pamjet filmike rezulton që ka qenë Dhurata ajo që i ka dhënë armën e krimit të atit.

Viktima Kudret Saliaj ka hyrë në lokalin ku ndodhi krimi dhe është ulur në tavolinën ku ndodhej avokati, pak minuta më pas dhe psikologia Anila Trifoni që është ulur me ta. Gjatë kësaj kohe Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë këqyrur lëvizjet. Ata kanë hyrë në 11:52 në lokal dhe janë ulur në një tavolinë tjetër. 48 sekonda më vonë Dhurata Saliaj që ishte me shpinë nga viktima, është ngritur dhe i ka afruar babait me një çantë dore dhe më pas i ati ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ish-dhëndrin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme si dhe ka plagosur avokatin Cama.

Pas vrasjes Mexhit Picari është larguar dhe ka hedhur armën në Lanë, ndërsa Dhurata Saliaj ka qëndruar dhe disa sekonda dhe më pas është larguar nga ambientet e lokalit.

Sakaq sikurse është bërë me dije dëshmitë kontradiktore janë një tjetër fakt ku mbështetet prokuroria. Mexhit Picari në dëshminë e tij ka thënë se ka hyrë rastësisht në lokal dhe kur ka hyrë Kudreti e ka ofenduar dhe duke menduar se ishte i rrezikshëm dhe e ka qëlluar. Ndërsa Dhurata Saliaj ka deklaruar se armën e ka pasur me vete, duke thënë se ka dalë vetëm nga banesa në Vorë dhe ka udhëtuar për në Tiranë. Por pamjet e kamerave të sigurisë e rrëzojnë këtë version pasi babë e bir kanë shkuar me të njëjtën makinë në Gjykatë.

Pritet që ditën e nesërme në orën 9:15 Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj do të dalin para gjykatës për masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese./Opinion.al

Pas